
Dorëzimi u krye në Qëndrën e Emergjencave Fier ku prezent ishte Kryetari i Bashkisë së Fierit por dhe vetë Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z Erion Veliaj i cili përgëzoi dhe falenderoi përfaqësuesit për ndihmat e dorëzuara. Sigurisht Mitropolia e Shenjtë Korçë si pjesë e Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare gjithmonë ka treguar dhe do të tregojë me vepra që ndodhet pranë njeriut në nevojë. Besimtarët orthodhoksë e kuptojnë shumë mirë se çdo të thotë të ndihmosh dikë në nevojë sepse ata kanë përjetuar dhe shijuar ndihmesën e të tjerëve në çaste të vështira por e kanë dhe pjesë së jetë së tyre më Krishtin shprehjen e dashurisë me vepra solidariteti ndaj të afërmit në nevojë.