
Gjithashtu, vijoi edhe një program i pasur me himne kishtare, poezi dhe referate në lidhje me jetën dhe veprën e Imzot Theofan Nolit. Veprimtaritë u kryen me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqiperisë, Imzot Anastasit. Në këto aktivitete morrën pjesë Kryetari i Bashkisë së Durrësit z.Vangjush Dako, autoritete vendore, përfaqësues të komuniteteve fetare, intelektualë dhe besimtarë të shumtë.
Çaste nga veprimtaritë në perkujtim të Imzot Theofan Nolit













