Joani i Shkallës

 Nëse librat bëhen të njohur dhe të afirmuar nga fama e autorit të tyre, në të kundërt, Shkalla e mrekullueshme psiko-anatomike i dha emër Joan Sinaitit dhe e bëri të famshëm. Do ishte i panjohur si shumë e shumë të tjerë. U lind me sa duket në vitin 525, nuk dihet se ku. Që në moshën 16 – vjeçare kishte shumë kulturë (ndaj dhe quhet skolastik d.m.th. i ditur) dhe hyri në manastirin e Sinait nën urdhrat e ava Martirit, i cili vdiq pas pak vitesh. Në moshën 19 – vjeçare, pasi kishte vizituar qendra manastiriale të Egjiptit, u tërhoq vetë në një shpellë të një shkretëtire të largët në Thola të Sinait. Aty u ushtrua për dyzet vjet në mënyrë të thjeshtë dhe jo me ekzagjerime që të mos mburrej dhe përjetoi përvoja hyjnore.  Më pas e zgjodhën me zor igumen të Sinait. Gjatë drekës pas fronëzimit të tij, ceremoninë e “drejtonte” një njeri miste-rioz, profeti i madh, Moisiu (4 shtator)!  Dikur lutja e tij solli shiun e shumëpritur, një herë tjetër çliroi një murg nga lufta trupore. Më parë kishte shpëtuar Moisiun, nxënësin e vetëm që kishte në shkretëtirë nga shtypja e një shkëmbi. Kur disa ziliqarë e akuzuan si llafazan, ai i ndaloi prediki-met e tij jetëdhënese saqë vetë ata u lutën dhe i rifilloi.
 
     Duke iu bindur mikut të tij Joan, igumen i Raithos, ai kompozoi Shkallën, gëzimi dheungjillii murgjve, një tekst gjenial rrezatues, i dendur, me një bukuri letrare të paarritshme dhe një thellësi të pallogaritshme, Psikologjia e Thellë-sisë (Etërit asketë e kishin gjurmuar shumë shekuj para nesh).  Si një veprim i çmuar për çdo besimtar, sepse i ngjan një aparati radioskopik  të shpirtit, u përkthye në shumë gjuhë të vjetra e të reja. Si një shkallë tjetër e Jakovit (Gjen. 28.12) lartëson drejt Qiellit me tridhjetë Fjalët shkallë të saj. Fillon nga e ulta, trajton ligësi dhe virtyte dhe përfundon në hyjnizimin nëpërmjet dashurisë. Mbyllet me Fjalën monumentale shtesë drejtuar Bariut, d.m.th. udhëheqësit shpirtëror. Oshënari fjeti më 30 mars, përsëri në shkretëtirë (600) pasi kishte hequr dorë si igumen dhe në vend të tij kishte vendosur vëllanë e tij, Jorgon (festohet së bashku me Martirin e lartpërmendur të Mërkurën e Ndritshme). Shenjti kremtohet edhe ditën e  fjetjes së tij pra, më 30 mars. 

Author: admin