Shën Konstandini i Madh Eleni mbretëresha

Konstandini i Madh
Bir i Konstandin Kloroit dhe i shën Elenës. Të dhënat në lidhje me origjinën e tij dhe të nënës së tij, Elenës, i japim në jetën e saj që pason. Këtu plotësojmë: Në vitin 306 ushtria e proklamoi në Britani august, perandor, pas vdekjes së të jatit, perandor tashmë qysh nga 305. Por perandor unik u bë – mbas luftërave – vetëm më 324, pasi më përpara ekzistonin qezarët lokalë dhe augustët. Atëherë mori fund dyzetvjeçari i përgjakur i poliarkisë. Më përpara (313) deklaroi së bashku me augustin Likini (308-323) tolerancën fetare (“Dekreti i Mediolanit”). Shpresëtarët mundeshin tashmë ta adhuronin Jisuin hapur dhe pa u penguar! Kthesa e tij përkundrejt besimit të ri justifikohet edhe nga një vizion në mes të ditës. Pa në qiell të ndriçojë një kryq me nxitjen “Me këtë fito”. Mori guxim, bëri betejën kritike në Tiveri dhe fitoi (312). Që atëherë, i barabartë me apostujt, ndihmoi në forma të ndryshme Kishën dhe u kujdes për unitetin e saj. Më 321 caktoi të dielën si festë. Më 325 mblodhi në Nikea Sinodin e Parë Ekumenik dhe dënoi Ariosin, megjithëse më vonë u ndikua nga motra e tij filoariosjane Konstandina.
Midis 324 – 11.5.330 ndërtoi kryeqytetin e ri të krishterë, Kostandinopojën (= qytet i Konstandinit), kufijtë e së cilës ia kishte treguar një engjëll gjatë një vizioni (inagurimi i Konstandinopojës festohet pikërisht më 11 maj).
Më 22.5.337 i fuqishmi, guximtari, i ndjeshmi dhe i lehti në vendime, i madhi në arritje, i pari mbret i krishterë Flavius Valerius Konstandinus (latinisht = i qëndrueshëm), ndërsa përgatitej të ndërmerrte një fushatë në Persi u sëmur dhe ndërroi jetë në Azinë e Vogël, në Nikomedi të Propondidhës. Meqenëse më përpara nuk ishte realizuar aspirata e tij të shkonte të pagëzohej në Jordan, u pagëzua atje, në Nikomedi, për t’u pastruar nga mëkatet e lehta dhe të rënda të jetës së tij tepër të dallgëzuar dhe të vrullshme. U varros në kishën e Shën Apostujve në Konstandin-opojë, të cilën e kishte ngritur vetë.  

Eleni mbretëresha
Bija e një hanxhiu të thjeshtë Flavia Julia Eleni lindi në vitin 247 në Vithini, në Veriperëndim të Azisë së Vogël. Në moshën 23 – vjeçare u bë bashkëshortja e gjeneralit kalimtar, Konstandin Kloro nga Naiso (tani Nishi i Serbisë), ku në vitin 288 (ose edhe më shpejt) lindi Konstandinin e Madh që feston së bashku me të. Sapo Dioklitiani (284-305) e emëroi Kloronë si qezar (293), e detyroi që ta largojë Elenin për t’u martuar, për arsye politike, me bijën e adoptuar të bashkëperandorit të tij Maksimian (286-305). Për më tepër mori rob djalin e tij, Konstandinin, i cili u edukua pikërisht në oborret e Diokli-tianit dhe të Galerit (305-311). Kloroi bëri atëherë tre djem të tjerë dhe tri vajza – por shenjtin e donte tej mase. Ai e respektonte thellësisht nënën e tij, kështu që pasi u bë mbret e quajti augusta, mbretëreshë, dhe preu monedha me fytyren e saj. Bile i kushtuan qortimet e saj të ashpra kur koseguent përkundrejt së drejtës vrau më 326 admiralin e lavdëruar Krispi, djalin e tij me gruan e parë, Minervinën. E vrau pasi u bind prej gruas së tij të dytë, Faustës së bukur por zemër-keqe, bijë e Maksimianit. Domethënë i kishte shpifur për Krispin si tinzar i mbretë-risë së tij dhe i nderit të saj, pasi kishte frikë se do t’i linte në hije tre djemtë e saj – kishte dhe dy vajza. Ndërkaq u zbulua intriga dhe burri i saj e eleminoi edhe atë, ndërsa nderoi të vrarin padrejtësisht…
E barabartë me apostujt Eleni (greqisht = llambadhë) tashmë e moshuar, u dërgua prej Konstandinit në Vendet e Shenjta. Atje detyroi një hebre, kryepiskopin e mëpasëm të Jerusalemit, shën Qirjakon (28 tetor), i cili e dinte se ku ishte Golgothaja dhe e ndihmoi të gjente Kryqin e Çmuar, siç sqarohet në jetën e tij (festa e Gjetjes 6 mars – e Lartësimit 14 shtator).
Dy nga gozhdat e Kryqit u vendosën në stemën e djalit të saj. Së bashku me të ndërtoi kisha të famshme në Vithle-hem, tek Varri i së Tërëshenjtës, në Malin e Ullinjve, në Ro-më, në Bizant. Fjeti në Konstandinopojë, më 328 (ose 335) por u varros në Romë.

Author: admin