Mbushen sivjet 1150 vjet nga mbërritja në krahinën e Moravisë të vëllezërve selanikas Kirilit dhe Methodit dhe fillimit të veprës së tyre misionare për ndriçimin e popujve sllavë (Çekëve dhe Sllovakëve të sotëm). Ngjarjet nisin rreth vitit 863, kur Mbreti Morav Rastislavi i drejtoi një kërkesë Perandorit Bizantinme qëllim që Kisha e saj Orthodhokse të dërgonte misionarë për të mësuar popullin e tij me besimin krishter dhe më pas ta pagëzonin atë. Kërkesës së tij Bizanti iu përgjigj pozitivisht dhe menjëherë Patriarku Ekumenik Foti i Madh vendosi që të dërgojë dy misionarë vendas Konstandin filozofin dhe vëllain e tij Methodin.
Këta ishin bijtë e një prijësi dhe arkondi të njohur nga Selaniku, me nivel mjaft të ngritur arsimor dhe kulturor. Konstandini, i cili disa ditë para vdekjes së tij u qeth murg me emrin Kiril, kishte studiuar në kryeqytetin Bizantin dhe jepte mësim në Universitetin e parë të mesjetës në Magnavra të Konstandinopojës, ku ish njohur me Fotin përpara se ky i fundit të zgjidhej Patriark.
Vepra e tyre megjithëse ishte e mbushur plot me vështirësi, rreziqe dhe pengesa, u kurorëzua me sukses të jashtëzakonshëm. Konstandini me lutjet dhe me ndriçimin e Shpirtit të Shenjtë, formoi alfabetin sllav, i cili deri më sot mban emrin e tij.Mirëpo vështirësitë e shumta, kushtet e këqia klimaterike dhe shëndeti i dobët përshpejtuan largimin e tij nga kjo botë më 869. Veprën e tij e vazhdoi vëllai i madh Methodi, i cili më vonëu hirotonis episkopi i parë i Moravisë. Që të dy vëllezërit selanikas-bizantinë nderohen nga të gjithë popujt sllavë (kryesisht nga Çekët, Sllovakët dhe Bullgarët) jo vetëm nga ana fetare si ndriçuesë, por edhe si themeluesit e gjuhës dhe të kulturës së tyre.
Me rastin e këtij përvjetori i gjithë viti 2013 është shpallur si viti i dy shenjtorëve dhe K.O.A. e Çekisë dhe Sllovakisë në bashkëpunim me autoritet shtetërore, Institucionet e Larta, Arsimore (Universitete) dhe Kulturore (Muzeume), si dhe me Organizma të tjera nga fushat e Artit dhe të Letërsisë vendore organizuan aktivitete të ndryshme në shenjë nderimi dhe respekti të kontributit madhor dhe shpirtëror që ata dhanë për ta.
Kulmimi i këtyre festimeve ishin datat 23-25 maj, ku pas ftesës sëK.O.A. tëÇekisë dhe Sllovakisë përfaqësuesë nga të gjitha Patriarkanat dhe Kishat Lokale Autoqefale, vizituan dhe morrën pjesë në festimet përkatëse. K.O.A.Sh. u përfaqësua nga Arhimandriti Kozma Sovjani. Nëkëto festime mori pjesëedhe Tërëshenjtëria e Tij Patriarku Ekumenik Vartholomeu, si pasardhës i Fotit tëMadh. Më datën 25 maj me rastin e festës së Kirilit dhe Methodit (sipas kalendarit të vjetër julian) u zhvillua Liturgji Hyjnore në territorin arkeologjik Mikulcice, ku sipas traditës dhe arkeologëve vendas ishte vendi nga i cili filluan veprimtarinë e tyre misionare dy shenjtët, e kryesuar nga Tërëshenjtëria e Tij Patriarku Ekumenik Vartholomeu me pjesëmarjen e përfaqësuesvetë Patriarkanave dhe të Kishave Lokale Autoqefale.
Patriarku në mesazhin e tij ndër të tjera theksoi “…vlerat diakroniketë Ungjillit, tëcilat Theologët e mëdhenj Bizantinë,Kirili dhe Methodimbollënnë zëmrat e popullit vendas. Këto vlera shpirtërore e drejtojnë njeriun në rrugën e saktë të shpëtimit, duke kaluar nga sakrifica e Kryqit të Krishtit në gëzimin e Ngjalljes. Këto vlera janë të nevojshme edhe për njeriun e epokës së sotme, të botës së trazuar, të ngatërruar, me qëllim që të kapërcejëçdo lloj krize që përballet në jetën e tij, sa herë që ai jeton larg prezencës sëPerëndisë…”.
Pas Liturgjisë Hyjnore, e cila u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni vendas, Tërëshenjtëria e Tij dhe disa prej të panishmëve vizituan territorin arkeologjik Mikulcice. Nga aktivitetet kulturore që u zhvilluan gjatë këtyre ditëve ndër të tjera përmendim inagurimin e Ekspozitës nëMuzeun Kombëtartë Moravisë nëBrno, e cila përmbante material historik nga jeta dhe veprimtaria e dy shenjtorëve, si dhe shfaqjen e filmit artistik çek “Konstandin filozofi dhe Methodi”(prodhim 2013) në Hodonin. Theksojmë se për herë të parë në mbarë botën xhirohet film me motive nga jeta dhe veprimtaria e dy vëllezërve misionarë. Duke parë skenat e filmit (vështirësitë, rreziqet, lufta që u bëhej veprës së tyre) shumë nga të pranishmit u prekën dhe në fund duartrokitjet e vazhdueshme ishin treguesë të pëlqimit dhe të përgëzimit të tyre.
Dhe me të vërtetë është për të admiruarvepra e këtyre misionarëve bizantinë, të cilët braktisën komoditetin e jetës së tyre (sepse në atë kohë Konstandinopoja ishte qyteti më i zhvilluar i botës), duruan fatkeqësitë e ndryshme të jetës, përndjekjet dhe iu bindën dëshirës hyjnore për të sjellë në dritën e Krishtit dhe të Orthodhoksisë popuj që jetonin në errësirë. Me të drejtë ata njihen nga Kisha si isapostoj (të barabartë me apostojtë) dhe përbëjnë shembuj të gjallë për t’ u imituar nga të gjithë.
Nga Arhim. Kozma Sovjani