Kryetarët dhe përfaqësuesit e Kishave Lokale Orthodhokse u mblodhën për festimin e 1025 vjetorit të Pagëzimit të Rusisë

Primatët dhe përfaqësuesit e Kishave Lokale Orthodhokse, u mblodhën në Moskë për festimin e 1025 vjetorit të Pagëzimit të Rusisë. Përgjatë kësaj kohe ata diskutuan edhe për situatën e të krishterëve në Lindjen e Mesme. Më 25 korrik 2013, Primatët dhe përfaqësuesit e Kishave Lokale Orthodhokse u takuan në Kremlin me Presidentin e Rusisë z. Vladimir Putin. Kisha Orthodhoke Autoqefale e Shqipërisë përfaqësohej nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij z. Joan.
 Natyrisht që ky fakt përbën një nder të veçantë për besimtarët orthodhoksë të Korçës por dhe të gjithë qytetarët Korçarë pavërsisht besimit në të cilin përkasin.  

burimi klikoni këtu

Author: admin