Më 2 gusht 2013, në Katedralen e re “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u kremtua 21-vjetori i Fronëzimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit. Ky fronëzim është një nga momentet më të rëndësishme në rrugën e ringritjes kanonike të Kishës sonë, pas zgjedhjes nga Patriarkana Ekumenike, më 24 qershor 1992.
Fortlumturia e Tij kreu Liturgjinë Hyjnore, duke bashkëmeshuar me të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë. Në këtë Liturgji kremtuese merrnin pjesë klerikë e besimtarë nga të gjitha dioqezat, të cilët kishin ardhur për të festuar së bashku këtë ditë të shënuar, të rinj pjesëmarrës në kampet e Kishës etj.
Në fund të Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopi Anastas ndau me besimtarët ato momente të rëndësishme kur atij iu bë ftesa nga Patriarkana Ekumenike për të ardhur në Shqipëri si Eksark, dhe më pas pranimin e kërkesës së besimtarëve orthodhoksë të Shqipërisë për ta pasur atë si Kryepiskop. Ai tregoi për rrënimin që gjeti në atë kohë, vështirësitë dhe pengesat e shumta dhe theksoi dëshirën dhe entuziazmin e besimtarëve për të kontribuar rimëkëmbjen e Kishës.
Pas Liturgjisë Hyjnore, të gjithë pranishmit ishin të ftuar të merrnin pjesë në pritjen që u organizua me këtë rast, në sallën e godinës së Sinodit të Shenjtë, pjesë e kompleksit madhështor të katedrales. Fortlumturia e tij priti aty urimet dhe falënderimet nga shumë besimtarë të të gjitha moshave. Gjithashtu, të rinjtë e kampeve kënduan këngë të krishtera duke e bërë edhe më të ngrohtë ambientin ku po zhvillohej pritja.

Ana Meni