Mbriti sot më datën 05 Gusht 2013, në Korçë, Fortlumturia e Tij Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë z Anastas Janullatos për një vizitë dy ditore. Gëzimi ishte aq i madh sa disa prej besimtarëve dhe kelrikëve dolën disa kilometra para se të mbrinte që ta prisnin. Të gjithë klerikët me në krye Mitropolitin e Korçës Hirësi Joanin e pritën në Katedralen Ngjallja ku dhe hyri që të falej e më pas të shikonte dhe ndryshimet që kishin ndodhur gjatë viteve që nuk kishte erdhur. Së bashku me klerin shumë besimtarë që morën lajmin nga këmbanat që kumbonin gëzueshëm, për ardhjen e tij e prisnin gjithashtu në tempull për të marrë bekimin. Fortlumturia i bekoi dhe i përshëndeti dhe ju tha atyre disa fjalë për ardhjen e tij në Korçë.
Po shtojmë Video dhe Fotografi (na falni për cilësinë e dobët do ta rregullojmë) për të pasur një imazh sa më të plotë. Nesër do të jetë në Polenë ku do të meshojë me rastin e festës së Metamorfozës në Kishën me të njejtin emër.