Dita e 3-të e vizitës së Kryepiskopit Anasta në Korçë (Fotografi dhe video nga Boboshtica dhe Voskopoja)

Dita e 3-të sot që Fortlumturia e Tij Anastasi  ndodhet pranë nesh dhe kjo vizitë përbën një gëzim të veçantë për të gjithë besimtarët e Mitropolisë së Shenjtë Korçë .
Gjatë ditës së djeshme pas vizitës dhe Meshimit në Kishën e Metamorfozës në Polenë, Fortlumturia shkoi në Boboshticë ku dhe vizitoi Manastirin e së Tërëshenjtës dhe Kishën në ndërtim të Shën Nikollas. Atje plot fëmijë i dhuruan lule. U takua dhe me Kryetarin e grupit inisiativ për rihapjen e  Kishës Orthodhokse në vitet 1990-1991 z Sotir Bambulla me të cilin biseduan mjaft dhe kujtuan vizitën e parë të Fortlumturisë në këtë fshat, vizitën në Kishën e Shën Nikollas të rrënuar plotësisht në atë kohë. Gëzimi ishte i madh për të dy. Me kaq mbaroi dita e djeshme.
 Ndërsa sot ai vizitoi fshatin historik të Voskopojës dhe Meshoi në Kishën e shek të 18-të, atë të Shën Nikollës. Natyrisht simbolika  e fshatit dhe e kësaj Kishe që në kohët kur krishtërimi sulmohej ashpër ky qytet lulëzonte dhe ndërtonte Kisha përbën dhe  një shembull dhe shkak të mirë për t’u vizituar e për të kujtuar se mgjth vështirësitë nëpërmjet besimit përballohen të gjitha vështirësitë.
Ai mbëriti në Voskopojë  rreth orës 8:00 dhe udhëhoqi Meshën e mbajtur në Shën Koll. Bashkëmeshuan me të Mitropoliti Joan dhe Episkopët Asti dhe Nathanail si dhe shumica e klerikëve të Mitropolisë së Korçës. Në Meshë morën pjesë dhe shumë besimtarë nga Voskopoja por dhe nga Korça.
Në predikimin e tij Kryepiskopi Anastas u përqëndrua kryesisht tek rëndësia e madhe që ka në jetën e secilit prej nesh që të kuptojmë që Krishti është Perëndia e të gjallëve dhe të vdekurve dhe e vetmja mënyrë që të trasformohemi dhe të fitojmë mbretërinë qiellore është që t’i bindemi plotësisht atij. Kështu do të mundemi të përballojmë vështirësitë dhe sakrificat me lehtësi.
Pas Kungimit Hirësi Joani  në fjalën e tij shprehu gëzimin e madh që ndajmë të gjithë me prezencën e Kryepiskopit Anastas. Ai iu rreferua ofertës të stërmadhe që Kryepiskopi ka bërë, jo vetëm për Kishën Orthodhokse Shqiptare, e cila për shumë konsiderohej e pamundur që të shpëtonte, por dhe për orthodhoksinë në mbarë botën në këto 53 vjet sakrifica. Nuk njoh askend që ka ofruar më tepër se Kryepiskopi për këtë vend, këtu e 22 vjet që kemi demokraci. Prandaj atë që mund të bëjmë të paktën është të themi faleminderit –tha Hirësia dhe mbylli fjalën e tij.

Sot në ora 16:00 Kryepiskopi u nis drejt Tiranës. Të gjithë uruam që Zoti t’i japë fuqi dhe shëndet që ta kemi sa më tepër pranë nesh, por dhe një rikthim jo të largët në Mitropolinë tonë. 

Boboshticë

Voskopojë

Author: admin