U krijua, “Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë”!

Të
shtunën në datën 12-10-2013 në Tiranë nën udhëheqjen e Fortlumturisë së Tij
Kryepiskopit Anastas u hodhën hapat e parë të krijimit të Lidhjes të
Intelektualëve Orthodhoksë.
 Intelektualë, shkencëtarë nga të gjitha fushat
dhe nga të gjitha Mitropolitë, të organizuar, ishin prezentë në këtë eveniment
të rëndësishëm. Mitropolia e Korçës gjithashtu mori pjesë me rreth 50
intelektualë, pedagogë, mjekë, inxhinierë, teologë, me pak fjal shkencëtarë nga
shumë fusha por dhe disa klerikë.
Konferencën e
hapi Kryepiskopi Anastas me fjalën e tij.
Ai pasi
falenderoi dhe përshëndeti të gjithë sa ishin prezentë, theksoi nevojën për një
organizim sa më të mire të intelektualëve orthodhoksë të cilët me prezencën dhe
fjalën e tyre të japin dëshminë,të mbrojnë besimin dhe Kishën Orthodhokse.
Fjala e tij u
përqëndrua në katër pika të cilat duhet të jenë parullat ose slloganet e Lidhjes së Intelektualëve
Orthodhoksë.
Pika e pare është
Besimi.
Besimin të
cilin ne duhet ta njohim sa më mire dhe të kuptojmë të gjitha ato sa ofron tek
ne dhe tek të tjerët. Njohja e thellë e besimit kthehet në burim force, por që
të jetë sa më i efektshëm është e nevojshme pjesmarrja në jetën liturgjike të
Kishës Orthodhokse, sepse kjo pjesmarrje lartëson shpirtin tone.
Pika e dytë
është Miqësia.
Miqësia është
e nevojshme për të gjithë, na duhet mbështetja e njëri-tjetrit “mjerë ai i cili
është i vetëm”. Na duhet të gjejmë force dhe të mbështetim njëri-tjetrin. Në këtë
ndihmojnë kontaktet me të shpeshta dhe njohja sa më e mire e njëri-tjetrit duke
njohur traditat dhe zakonet që ndryshojnë nga qyteti në qytet dhe nga zona në zon
ë. Në këtë
ndihmon akoma dhe ruajtja e zakonit të vizitave gjatë festimit të emrave, sepse
jemi një familje.
Pika e tretë Dëshmia.
Dëshmia që është kaq e nevojshme
sidomos në këtë shoqëri që është me tranzicion dhe në të cilën ne nuk mund të
mbetemi spektatorë  sepse jemi pjestarë
dhe aktorë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Ne duhet të japim dëshminë mbi
të vërtetat e besimit tonë, duke pohuar me guxim, pa frikë, Zotin tonë.
Pika e katërt është Shërbimi.
Duhet të ndajmë, të dallojmë, e
të zbutim dhimbjen e shoqërisë  sepse nuk
mjafton të rrënkojmë (psherëtijmë) por duhet të lehtësojmë dhimbjen. Pra të
shërbejmë kudo, tek të gjithë sa kanë nevojë qofshin fëmijë apo të moshuar.
Shërbimi duhet të bëhet pa dallim dhe në çdo rast dhe nga çdo besimtar
orthodhoks sepse ky shërbim, zbukuron dhe i jep vlerë jetës sonë.
Më pas e mori i fjalën z Pirro
Prifti i cili është një besimtar dhe  një
intelektual i dalluar, dhe me kontribut të madh në Kishën Orthodhokse. Një penë
shkencore e cila nuk ngurron që të shkruajë për të vërtetën e pastër në lidhje
me Kishën tonë por dhe Kyepiskopin e saj Fortlumturinë e Tij Anastas.
Ai pasi bëri një hyrje të
shkurtër iu rreferua historisë së Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare ku
dallohet që komuniteti orthodhoks ka dhënë maksimalen e për krijimin e këtij
shteti.
Fjalët që do të veçonim nga hyrja
e z Pirro Prifti janë ato që theksonin dhe njëherë kontributin e madh dhe të
pazvëndësueshëm që ka dhënë Kryepiskopi Anastas, i cili është dhe një shembull
jo vetëm për kontributin e pakufishëm që ka dhënë për të gjithë  popullin shqiptar, por dhe për mënyrën se
si ai jeton dhe dëshmon për besimin orthodhoks. Ai deklaron i sigurt se shkaku
kryesor për ringjalljen dhe lulëzimin e vazhdueshëm të Kishës Orthodhokse, në
këtë nivel të lartë që ndodhet sot, është Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos.
Pas z Pirro Prifti vazhduan
fjalët e disa prej intelektualëve si z Thoma Miço etj.
Kurr kjo mbledhje mbaroi u
shpërndanë formularët e antarësisë dhe u qërasën të pranishmit. Gjithashtu u dhura për mjekët libri me Jetën e Shën Lukait të Krimesë ndërsa për të gjithë të tjerët një libër me titullin “Përmbledhje e Besimit Orthodhoks”. Të gjithë u
mblodhën pranë Kryepiskopit për të marrë bekimin e për të këmbyer qoftë dhe dy
fjalë.
Për intelektualët besimtarë të
Mitropolisë së Korçës rruga e kthimit filloi në ora 14:30. Tek të gjithë dukej
qartë kënaqësia e cila vinte si rrjedhojë e takimit me Fortlumturinë e Tij
Kryepiskopin Anastas të cilit me fjalë dhe me zemër i urojnë që Zoti ti falë
shëndet dhe sa më shumë vite pranë nesh. 
Th Bambulla 
Teolog

Author: admin