Dhoksologjia e Flamurit me rastin e Festave të Nëntorit në Katedralen “Ngjallja” në Korçë!

Me rastin festave të Nëntorit, ashtu si çdo vit u mbajt në Katedralen e
Korçës “Ngjallja” ceremonia e Dhoksologjisë së Flamurit e cila u udhëhoq nga
Hirësia e Tij Mitropoliti i Korçës Hirësi Joani dhe me pjesmarrjen e të gjithë
klerikëve të qytetit. Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Bashkisë së Korçës
Sotiraq Filo, Prefekti i Korçës Ardit Konomi, Deputetët Gjergji Papa (PD), Ilir
Pendavinji (PS), Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë z Joan Pedhioti
etj. Në fjalën e shkurtër të tij Hirësi Joani pasi uroi ndër të tjera tha: “Në
vendin tonë shpesh herë atdhetaria është matur me masën , se sa më shumë mund
të shajmë njerëzit që janë rrotull nesh, ndërsa atdhetaria e vërtetë është kur
njerëzit lulëzojnë vendin e tyre…”

Urojmë dhe njëherë Gëzuar për Shumë Vjet  të bekuara nga Zoti.


Author: admin