Koncert dedikuar Krishtlindjes në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” Korçë (Foto)

Të Εnjte më datën 19 12 2013 nën pëkrujdesjen e Mitropolisë së Shenjtë Korçë
dhe ndihmesën e Konsullatës së Përgjithëshme së Greqisë në Korçë u paraqit nga Gjimnazi
Artistik “Tefta Tashko” në bashkëpunim me Shkollën Greke Omiros, një program me
këngë Krishtlindjesh. Prezantoi Koncertin znj Zamira Kita. Programin e
përgatiti znj Marianthi Vrame e cila është dhe mësuese muzike në të dyja
shkollat.

Nderuan me
pjesmarrjen Mitropoliti i Korçës Joani cili dhe përshëndeti pjesëmarrësit dhe
në fjalën e tij tha se sa e rëndësishme është që të dimë kuptimin e vërtetë të
festës. Gjithashtu Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë z Joan Pedhioti , Prefekti
i Korçës z Ardit Konomi, Kryetari i Bashkisë së Korçës z Sotiraq Filo,
drejtorët e të dy shkollave z Pirro Naumi dhe znj Eleni Tuliu të cilët
gjthashtu përshëndetën në fillim të koncertit. Prezentë ishin dhe të gjithë
klerikët e Mitropolisë, prindër e shumë të tjerë.

Koncerti
mallëngjeu të gjithë sa ishin prezentë dhe i ndihmoi ata që të ndjejnë frymën e
Krishtlindjes

Të gjithë uruan
që këto Krishtlindje të sjellin paqe dhe dashuri kudo.

Author: admin