Pagëzimi i Zotit Jisu Krisht – Theofania në Shqipëri

Theofania,
ndër të tjera, është edhe gëzim. Gëzojnë besimtarët, por gëzon edhe
natyra, që me anë të shenjtërimit të ujit shenjtërohet dhe ajo, pasi
Krishti u pagëzua për të gjithë krijesën, që Ai vetë krijoi me Atin dhe
Shpirtin e Shenjtë. Ndaj, në të gjitha kremtimet e kësaj feste të
shënuar, në Liturgjinë Hyjnore, Shërbesën e Shenjtërimit të Ujit dhe
ritualin tradicional të kapjes së kryqit ndieje kaq shumë hare dhe gëzim
tek mijëra e mijëra besimtarët që morën pjesë në to. Ato u kthyen në
festa të vërteta popullore dhe jo vetëm për besimtarët e krishterë.
    Në Tiranë, shërbesat u kryen në Katedralen e re “Ngjallja e
Krishtit” dhe u drejtuan  nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Hirësi
Nathanaili, Hirësi Asti dhe klerikë të tjerë.
    Në Durrës, pas Liturgjisë dhe shërbesës në kishën e Apostull Pavlit
dhe Shën Astit, Hirësi Nikolla bëri hedhjen tradicionale të kryqit në
ujërat e detit Adriatik, në portin e qytetit.
    Në Elbasan, siç është bërë traditë këto vitet e fundit, Hirësi Andoni e hodhi kryqin në një pishinë.
    Në Mitropolinë e Korçës, Hirësi Joani i kreu shërbesat në
Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe më pas e hodhi kryqin në
shatërvanin e qytetit të Korçës dhe në ujërat e  Liqenit të Ohrit, në
Pogradec.
    Në Berat, Hirësi Ignati e kreu Liturgjinë Hyjnore dhe Shërbesën e
Bekimit të ujërave në katedralen e  Shën Dhimitrit, ndërsa në Vlorë
kryqi u hodh në det.
    Në Mitropolinë e Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri e hodhi kryqin në
ujërat e Detit Jon, ndërsa në Gjirokastër u hodh në ujërat e  Drinos.
TIRANE








DURRES



ELBASAN

Photo

BERAT






FIERI


KORCE


Nga
kremtimi i së kremtes së Pagëzimit të Krishtit & Bekimit të Ujit në
Kishën Orthodhokse në disa rrethe të Shqipërisë, 6.1.2014 – Tv A1
Report




Author: admin