Theofania, ndër të tjera, është edhe gëzim. Gëzojnë besimtarët, por gëzon edhe natyra, që me anë të shenjtërimit të ujit shenjtërohet dhe ajo, pasi Krishti u pagëzua për të gjithë krijesën, që Ai vetë krijoi me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë. Ndaj, në të gjitha kremtimet e kësaj feste të shënuar, në Liturgjinë Hyjnore, Shërbesën e Shenjtërimit të Ujit dhe ritualin tradicional të kapjes së kryqit ndieje kaq shumë hare dhe gëzim tek mijëra e mijëra besimtarët që morën pjesë në to. Ato u kthyen në festa të vërteta popullore dhe jo vetëm për besimtarët e krishterë.
Në Tiranë, shërbesat u kryen në Katedralen e re “Ngjallja e Krishtit” dhe u drejtuan nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Hirësi Nathanaili, Hirësi Asti dhe klerikë të tjerë.
Në Durrës, pas Liturgjisë dhe shërbesës në kishën e Apostull Pavlit dhe Shën Astit, Hirësi Nikolla bëri hedhjen tradicionale të kryqit në ujërat e detit Adriatik, në portin e qytetit.
Në Elbasan, siç është bërë traditë këto vitet e fundit, Hirësi Andoni e hodhi kryqin në një pishinë.
Në Mitropolinë e Korçës, Hirësi Joani i kreu shërbesat në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe më pas e hodhi kryqin në shatërvanin e qytetit të Korçës dhe në ujërat e Liqenit të Ohrit, në Pogradec.
Në Berat, Hirësi Ignati e kreu Liturgjinë Hyjnore dhe Shërbesën e Bekimit të ujërave në katedralen e Shën Dhimitrit, ndërsa në Vlorë kryqi u hodh në det.
Në Mitropolinë e Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri e hodhi kryqin në ujërat e Detit Jon, ndërsa në Gjirokastër u hodh në ujërat e Drinos.

TIRANE
DURRES
ELBASAN
BERAT
FIERI
KORCE
Nga kremtimi i së kremtes së Pagëzimit të Krishtit & Bekimit të Ujit në Kishën Orthodhokse në disa rrethe të Shqipërisë, 6.1.2014 – Tv A1 Report