Në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë, dt. 22.1.2014, nën praninë e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u kremtua në mënyrë panegjirike festa e Shën Anastas Persianit, emër të cilin mban dhe Kryepiskopi ynë Anastas. Në këtë ditë të shënuar, gëzimi ishte i trefishtë. U dorëzua në gradën e dhjakonit Stephan Ritsi, misionar nga SHBA, i ardhur rishtas me nusen e tij Aleksandra, për të kontribuar në Kishën tonë. Ndërsa Atë Gjerasim Çakallit iu dha grada e kryqmbajtësit (stavroforit), për kontributin e tij të vazhdueshëm në Manastirin e Shën Vlashit dhe në Akademinë Teologjike, si edhe së fundi në Gjimnazin kishtar “Kryqi i Nderuar” në Sukth. Në fund të gjithë të pranishmit vizituan dhe uruan kryepiskopin te salla e veprimtarive shpirterore, pranë kishës.