Në datën 28 janar pasdite (kur në Shqipëri ishin orët e para të mëngjesit të datës 29), në kishën e Universitetit të Fordham u zhvillua ceremonia e nderimit të Kryepiskopit Anastas me titullin “Doktor Nderi i Shkencave Humane”.
Në ceremoni, ku morën pjesë rreth 500 vetë, anëtarët e bordit të fondacionit të Universitetit, studentë, klerikë, personalitete, besimtarë etj., shumë të ardhur nga larg, me gjithë temperaturat e acarta, nderuan edhe Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse të Amerikës, Hirësia e Tij Dhimitri, Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, Kryepiskopi i New Englad dhe Dioqezës shqiptare të Kishës Orthodhokse në Amerikë, Hirësi Nikoni, episkopi Dioqezës shqiptare të Kishës Orthodhokse të Amerikës, Hirësi Ilia Ketri etj.
Ceremonia u hap nga provosti Stivën Fridman, i cili bëri fjalën e hapjes duke theksuar se Universiteti e quan veten të bekuar që është një shtëpi për Orthodhoksinë dhe që ka të vetmin program orthodhoks të studimeve në SHBA. Pastaj, ai ftoi Presidentin e universitetit, z. Josif M. MkKshejn, të paraqiste në detaj veprën shumë vjeçare të Kryepiskopit.
“Sot Fordhami është krenar të nderojë Hirësinë e tij, Anastasin, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, një udhëheqës frymëzues, i cili gjithmonë bindet të shkojë aty ku e thërret Perëndia, qoftë në Lindje, në Afrikë apo në Shqipëri – ku triumfoi të ringjallte Kishën Ortodokse pas tiranisë komuniste.” , tha Presidenti i universitetit.
Presidenti e vazhdoi fjalën e tij me një përmbledhje të shkurtër të biografisë të Kryepiskopit Anastas dhe më tej theksoi veprën e tij në Afrikë, arritjet e mëdha aty që përfshinin themelimin e Seminarit të Patriarkanës, ku u dorëzuan 62 priftërinj afrikanë dhe u bekuan 42 vepra leximi nga tetë fise afrikane. Më pas ai foli për sfidën e madhe, kur Patriarkana Ekumenike e caktoi Kryepiskop të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, më 1992. Z. MkKshejn foli për arritjet e Kishës gjatë këtyre viteve,veçuar ndërtimin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, një nga më të mëdhatë në botë, ndërtimin e Akademisë fetare në Durrës, nga ku kanë dalë 145 klerikë të rinj, themelimin e një shtëpie fëmijësh, shkollave të ndryshme dhe universitetit “Logos”.
Presidenti veçoi punën bamirëse të Kishës jo vetëm për besimtarët, por për të gjithë shqiptarët. Nën udhëheqjen e Kryepiskopit Kisha shpërndau qindra ton ushqime dhe furnizimesh për refugjatët e gjithë besimeve gjatë krizës në Kosovë. Në mënyrë të palodhur Kryepiskopi ka dhënë kontributin e tij për të lehtësuar tensionet në Ballkan dhe për këtë në vitin 2000 ai u zgjodh kandidat për Çmimin Nobel për Paqen.
Fjala e Presidentit vuri gjithashtu në dukje arritjet e Kryepiskopit në fushën akademike. Hirësia e Tij ka studiuar fetë e botës: Krishtërimin, Hinduizmin, Budizmin, Taoizmin, Konfucianizmin, Islamin dhe fetë afrikane – në vende të ndryshme. Përkushtimi i tij në dialogun ndërkristian i ka dhënë atij njohje ndërkombëtare. Ai flet katër gjuhë dhe lexon pesë. Është autor i një shumice botimesh, duke përfshirë këtu dhe një studim të Islamit në vitin 1975, i pari i botuar në Greqi dhe i pari nga një i teolog i krishterë orthodhoks.
Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti, së bashku me sekretaren e bordit të fondacionit të universitetit, znj. Nora Ahern-Grose i dhanë KryepiskopitAnastas nderimin e lartë, Doktoraturën e nderit në Letrat Humane.
Në ceremoni përshëndeti edhe Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse të Amerikës, Hirësia e Tij Dhimitri.
Më pas, fjalimin kryesor në ceremoni e mbajti Kryepiskopi Anastas, i cili me shumë përulësi tha që unë jam thjesht një qiri para shenjtorëve. “Ndarja e Lajmit të Mirë në një vend Multifetar: Reflektime Teologjike mbi Fetë e tjera”, ishte tema të cilën ai ndau me të gjithë pjesëmarrësit.
Fortlumturia e Tij tha se: “Lajmi i mirë është se Biri i Perëndisë, fjala u bë njeri dhe u ringjall dhe është gjithmonë me ne. Besimi i krishterë thekson se mishërimi i Perëndisë është dashuri dhe në të njëjtën kohë ofron hir hyjnor. Padyshim çdokush është i lirë t’i pranojë ose t’i kundërshtojë këto mësime, por marrëdhëniet e krishtera vazhdojnë të shpallin me dashuri se liria për të dashur nuk është e kufizuar nga feja e të tjerëve… Kemi kuptuar se për të ruajtur një dialog mirëkuptimi midis komuniteteve të ndryshme fetare kanë shumë rëndësi këto vlera: mbrojtja e mjedisit natyror, kundërshtimi i dhunës kudo, pajtimi, zhvillimi, drejtësia botërore dhe paqja në nivel lokal dhe ndërkombëtar.”…–
…“Pra, jemi thirrur të ofrojmë të gjitha ngjyrat e spektrit të dritës: Dritën e paqes, Dritën e drejtësisë, Dritën e së vërtetës, Dritën e krijueshmërisë, Dritën e shpresës, Dritën e ngjalljes, Dritën e dashurisë… Misioni dhe detyra parësore e Kishës është të transmetojë në çdo qoshe të planetit spektrin e plotë të kësaj drite të Krishtit të Ngjallur, për të bashkuar të gjithë njerëzit me burimin e Fjalës, Dashurisë, dhe Dritës, Krishtin”, përfundoi fjalimin e tij KryepiskopiAnastas.
Të pranishmit e shumtë nga shtete të të ndryshme të Amerikës dhe juridiksione të ndryshme Orthodhokse u miktpritën nga Universiteti i Fordham në pritjen e organizuar për këtë ceremoni.

29. 01.2014
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë