Në frymë përulësie dhe madhështie u festua sot në tempullin Patriarkal të Shën Gjergjit në Fanar, festa e rivendosjes së ikonave, e Djela e Orthodhoksisë.
Këtë bashkëmeshim të ndritshëm e udhëhiqte Patriku Vartholome, ndërsa bashkëmeshonin Patrikët e Aleksandrisë Theodhor, i Jeruzalemit Theofil, i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill, i Serbisë Irine, i Rumanisë Daniel, i Bullgarisë Neofit, i Gjeorgjisë Ilia, dhe Kyepiskopi i Qipros Hrisostom, i Athinës dhe gjithë Greqisë Jeronim, i Polonisë Savva dhe i Shqipërisë Anastas.
Të përmendim këtu se pas leximit të Ungjillit të Shenjtë, Kryesekretari i Sinodhit të Shenjtë Arkimandrit Vartholome Samara, lexoi nga amvoni Shpalljen e Përbashkët të Primatëve. Në vazhdim Primatët kryen brenda Tempullit Patriarkal, një përkujtimore të shenjtë për qetësimn e shpitrave të atyre sa luftuan për besimin.
Në fund të Meshës Hyjnore u krye, litania e ikonave rreth kopshtit të Patriarkanës dhe në vazhdim nga ballkoni i Shtëpisë Patriarkale, Patriku Vartholome dhe Primatët bekuan besimtarët.
Delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare përbëhej nga Kryepiskopi Anastas dhe Mitropoliti i Korçës Joan, i cili ishte dhe në komisionin e formulimit të deklaratës së përbashkët.
Për ne është një nder i madh që Mitropoliti ynë Kryebariu ynë, merr pjesë në këtë Mbledhje Panorthodhokse. Ai na përfaqëson dhe na nderon të gjithëve ne, besimatërve orthodhoksë dhe jo vetëm, dhe duhet të jemi krenarë për të.
Pasojnë fotografi nga të treja ditët:
Dita e parë:
Dita e Dytë
Dita e Tretë