Të premten më datën 28 09 2014, përkujtonim Jetëndrimin e Apostullit të Shenjtë Joan Teologu. Në këtë ditë festonte dhe Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij Joani. Populli besimtar së bashku me klerikët i uruan nga zemra për shumë vjet gëzuar,bekime dhe ndriçim pas Meshës së Shenjtë të mbajtur me këtë rast. Të shumtë ishin dhe fëmijët nga shkolla jo -publike të ndryshme të qytetit si dhe fëmijët e kopshtit të Mitropolisë të cilët me mënyrën e tyre uruan dhe shprehën dashurinë e tyre kundrejt tij. Rinia Orthodhokse po ashtu e uroi Hirësi Joanin duke i dhuruar një buqetë me lule.
Më pas në një prej sallave të Katedrales Ngjallja e Krishtit Hirësi Joani, mori shumë urata nga besimtarët orthodhoksë të Korçës që ishin mbledhur me këtë rast.
Po ashtu të gjithë ne urojmë PËR SHUMË VJET GËZUAR.