Vizitë e Mitropolitit të Korçës Hirësisë së Tij Joanit në Mitropolinë e Shenjtë të Kosturit

Pas shumë vjetësh, ditën e diel datë 10 maj 2015 me ftesë të Mitropolitit të Kosturit Hirësisë së Tij z.Serafim, Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij Imzot Joani vizitoi Mitropolinë e Shenjtë të Kosturit. Hirësia e Tij Imzot Joani shoqërohej në këtë vizitë nga klerikë të Mitropolisë së Shenjtë të Korçës dhe nga një grup i madh besimtarësh nga Korça. Hirësia e Tij Imzot Joani drejtoi Liturgjinë Hyjnore në të cilën morrën pjesë edhe dy Hierarkët e tjerë: Mitropoliti i Kosturit Hirësia e Tij z.Serafim dhe Mitropoliti i Siatistës Hirësia e Tij z.Pavël, si edhe
gjithë klerikët e ardhur nga Mitropolia e Shenjtë e Korçës. Bashkëmëshimi i tre Hierarkëve tregoi mrekullinë e besës orthodhokse dhe unitetin e të qenit të gjithë anëtarë të Trupit të Krishtit.
Kjo dashuri më Krishtin u refelektua dhe u tregua më së miri nga të tre Hierarkët me vepra dhe fjalë duke shpalosur me madhështi, unitetin e Trupit të Krishtit. Atmosfera e ngrohtë dhe festive, mbizotëroi gjatë gjithë kësaj vizite, si një shembull i mirë për të gjithë besimtarët, por edhe për këdo që dëshiron të ndërtojë marrdhënie të sinqerta dhe vëllazërore ndërmjet njerëzve kudo në botë.

Author: admin