U festua me madhështi në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës festa e tre Hierarkëve. Panairi i cili zhvillohet për çdo vit si monoklisi në kishën e Burimit Jetëdhënës u drejtua nga Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij Joani dhe
në praninë e shumë klerikëve dhe besimtarëve të kësaj dioqeze. Për çdo vit në këtë festë është bërë traditë që të kujtohen edhe të gjithë dhuruesit, bamirësit dhe ndihmëtarët jetëndëruar të kësaj dioqeze, dhe në fund mbas Liturgjisë Hyjnore u bë edhe përshpirtja në kujtim të tyre. Hirësia e Tij Joani përmendi se në Perëndinë asgjë nuk humbet, dhe se të gjithë ata bamirës janë gjithmonë të kujtuar nga Kisha, por sot na mbetet ne detyrë që shembullin e tyre ta imitojmë me vepra bamirësie.