Hirësi Joani feston 20 vjetorin e fronëzimit të tij së bashku me të varfërit.


Hirësia e Tij Imzot Joani, festoi 20 vjetorin e fronëzimit të tij së bashku me të varfërit. Që prej çastit që ai u fronëzua u kujdes me dashuri të veçantë për njerëzit në nevojë, për ata njerëz që kanë nevojë për vepra të dashurisë në varëfrinë e tyre të thellë. Që të

shprehësh dashurinë nuk ka nevojë për shumë gjëra, mjafton një pjatë gjellë e ngrohtë dhe ndjen se dikush kujdeset për ty, dikush me të vërtetë të DO. Kështu ai u kujdes që prej momenteve të para të tij në Korçë të krijonte këtë Mencë Dashurie për të varfërit. Këtu e njëzet vjet shumë njerëz kanë ndjerë dashurinë e Zotit nëpërmjet veprës së madhe humane të Hirësisë së Tij Joanit në Mitropolinë e Shenjtë Korçë, vepër e cila ka zbutur dhimbjen e shumë njerëzve në nevojë. 

Author: admin