Celebrimet për 20 vjetorin e Fronëzimit të Hirësisë së Tij Imzot Joanit arritën kulmin e tyre ditën e sotme me mbajtjen e Meshës Hyjnore Panierike dhe Arkieratike në Katedralen
Ngjallja në Korçë. Në këtë Meshë të Shenjtë morën pjesë: Mitropoliti i Kosturit Hirësia e Tij Imzot Serafimi, Mitropoliti i Kozanit Hirësia e Tij Imzot Pavlli, Mitropoliti i Siatistës Hirësia e Tij Imzot Pavlli, Mitropoliti i Elbasanit Hirësia e Tij Imzot Andoni, Epiksopi i Amanthias Nathanail, Episkopi i Bylisit Asti, përfaqësues nga të gjitha forcat politike të vendit, klerikët Mitropolisë së Shenjtë Korçë, besimtarë të shumtë nga Korça dhe gjithë Shqipëria por dhe disa nga Mitropolitë simotra në Greqi. Në fund të Meshës Hyjnore si përfaqësues i Mitropolitëve nga Greqia përshëndeti Hirësia e Tij Imzot Serafimi i Kosturit, ndërsa mesazhin e Kryepiskopit e transmetoi Mitropoliti i Elbasanit Hirësia e Tij Imzot Andoni. Një fjalë e veçantë përshëndetëse nga Presidenti i Republikës z. Ilir Meta u lexua nga këshilltari i tij z. Arben Cici. Pas Meshës, deputetë, politikanë, përfaqësues të pushtetit lokal dhe shumë besimtarë uruan nga afër Hirësinë e Tij Imzot Joanin në selinë e Mitropolisë së Korçës.
Për shumë vjet o Kryezot.
]