Menca e krijuar për njerëzit në nevojë pranë Mitropolisë sonë funksionon vazhdimisht duke kufizuar dhe zbutur, disi, dhimbjen e qindra personave. Gjatë festave është bërë traditë që dreka të shtrohet nga vetë Mitropoliti imzot +Joani i cili drekon dhe bisedon me ta. Hirësi Joani gjatë gjithë kohës thekson vlerën që ka kontributi i të gjithëve, si një veprim i pastër që buron nga dashuria, në ndihmesë të vëllait në nevojë, i cili përfaqëson vetë Krishtin. Sipas besimit tonë, tek çdo njeri duhet të shohim Krishtin dhe kjo na bën që t’i çmojmë, t’i vlerësojmë dhe t’i duam të gjithë njerëzit njësoj.