Sot, më 22 janar, kremtohet Shën Anastas Persiani, emrin e të cilit mban Fortlumturia e Tij Anastasi. Me këtë rast, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, Liturgjia Hyjnore panegjirike u krye nga Kryepiskopi Anastas, bashkë me anëtarët e sinodit, Mitropolitin e Korçës, Hirësinë e Tij Joanin, Mitropolitin e Apollonisë dhe Fierit, Hirësinë e Tij Nikolla, Mitropolitin e Elbasanit, Hirësinë e Tij Andonin, Mitropolitin e Amantias Hirësinë e Tij Nathanailin, Episkopin e Bylisit, Hirësinë e Tij Asti si dhe klerikë nga të gjitha dioqezat.
Pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopi priti urime në sallën kryesore të pritjeve të godinës së Sinodi të Shenjtë, nga personalitete, besimtarë e klerikë orthodhoksë që erdhën për të uruar Fortlumturinë e Tij, Anastasin.
Për foto nga dita e shënuar klikoni këtu…