Eshtë traditë prej njëzet vjetësh, që Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij Joani gjatë të dielave të Kreshmës së Madhe të meshojë në të gjitha zëvendësitë e kësaj mitropolie. Të dielën e dytë të kreshmës, Imzot Joani i shoqëruar nga të gjithë klerikët e zëvendësisë së Pogradecit meshoi në kishën “Ngjallja e Krishtit“ të këtij qyteti. Gjatë liturgjisë, ai, ju foli besimtarëve që kishin mbushur kishën për rëndësinë e kreshmës si një udhëtim, me destinacion Pashkën e Madhe. Gjithashtu, theksoi se kreshmë është ajo që shoqërohet jo vetëm me mosngrënien e disa ushqimeve, por kreshma e vëtetë është ajo që shoqërohet me lutje, faljen e të tjerëve, mosgjykimin e njëri-tjetrit dhe kultivimin e një jete të gjallë shpirtërore me përulësi, pendim dhe dashuri