Ungjillëzimi i Hyjlindëses, është një nga ngjarjet më të mëdha të Kishës Orthodhokse, por jo vetëm, pasi kjo ditë, në kuptrimin teologjik të Kishës kapërxen kufijtë e një komuniteti, duke marrë karakter universal. “Sot është nisja e shpëtimit të botës”. Ky ishte Lajmi i Mirë që iu dha Hyjlindëses Mari, i cili prek çdo qenie njerëzore, madje dhe mbarë krijimin.
Thelbi i kremtimit, ka të bëjë me Lajmin që kryeengjëlli Gabriel i dha Shën Marisë, se erdhi ora e Ekonomisë së Madhe të Perëndisë, ora e mishërimit të Fjalës Perëndi. Premtimi që iu dha të parëgatuarve në paraisë si – Protoungjill – si premtim shpëtimi për mëkatin (Gjen. 3:15). Lajmi i restaurimit tërësor të natyrës njerëzore dhe i shërimit të saj prej mëkatit, mbetet Lajmi i më i madh në historinë e njerëzimit, ribashkimi i njeriut me Perëndinë dhe rikthimi i tij në Parajsën e humbur, fillon me Ungjillëzimin. Njeriu, i cili u krijua për të qenë banor i parajsës, tani më jeton jashtë shtëpisë së vet natyrore. Mëkati e ndahu në mënyrë të dhunshme këtë lloj lidhje natyrale. Vepra shpëtimtare e Krishtit, ka të bëjë me shërimin dhe restaurimin e natyrës sonë. Zoti u bë si njëri nga ne, që ne të mund të bëhemi si Ai. Krijuesi i gjithësisë mori trupin tim edhe tuajin për ta ringritur në qiell, jo thjesht nga pikpamia fizike, si situatë, por si një aksion tërësor dhe hyjnizues të natyrës sonë në të gjitha, duke na bërë përsëri banorë të qiellit dhe të Edenit të humbur.
Vetë e kremtja e Ungjillëzimit, është fillimi i gjithë kësaj Ekonomie Shpëtimtare, pikërish këtë kremtojmë në këtë ditë, ngjizjen në mish të Fjalës Perëndi, si Shpëtimtar i botës dhe Shpëtimtari ynë personal, sepse Shpëtimi në kuptimin e krishterë nuk është një ide utopike e udhëhequr nga parime filozofike dhe rregulla morale, por është një person konkret, Fjala Perëndi i mishëruar, Zoti ynë Jisu Krisht.
Dhe mbare krijesa, që më përpara iu nënshtrua prishjes nga faji i njeriut, ishtë në pritje të kësaj “PO!”-je të Virgjëreshës, e cila shpallte fillimin e çlirimit të saj. Për këtë arsye, qielli dhe toka të bashkuar, formojnë një kor për këtë të kremte sot bashkë me bijtë e Adamit, për të lavdëruar Perëndinë dhe për të nderuar ngjizjen e Nënës së Tij të panusëruar.
FOTO NGA MESHA E CELEBRUAR NE KISHEN E “BURIMIT JETEDHENES” NE KORÇE