U kremtua me madhështi dhe devocion në katedralen Ngjallja e Krishtit në Korçë, Jetëndërrimi i Shën Joan Ungjillorit. Kjo ditë, përkon dhe me emrin e Mitropolitit të Korçës Imzot Joanit. Mesha Hyjnore u celebrua dhe u drejtua nga Hirësia e Tij Imzot Joani me pjesëmarrjen e një numri të madh klerikësh dhe besimtarësh.
Në përfundim të Liturgjisë, u pritën vizita në ambjentet e kishës katedrale, ku personalitete të ndryshme të qytetit, si edhe grupe të rinjsh, i përcollën Hirësisë së Tij urimet e tyre të përzemërta.
Pjesë e këtij gëzimi ishin dhe urimet e Mitropolitit të Kosturit, të cilat i përcolli personalisht me vizitën e tij.