Në kuadër të ditës ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të Holokaustit, në datën 27 janar u zhvillua në “Universitetin Fan S. Noli” të Korçës forumi “Hebrenjtë në Republikën e Vlerave”, i cili ishte bashkëpunim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Universitetit “Fan S. Noli” dhe Institutit Shqiptar të Sociologjisë.
Ky aktivitet ishte një kujtesë për të gjithë viktimat e Holokaustit, por edhe një thirrje për të mos u përsëritur më ato mizori.