Në këtë atmosferë Krishtlindjesh, Mitropoliti i Korçës, Anastasi, i shoqëruar nga klerikë të Mitropolisë së Korçës, mori pjesë në kremtimin e Dëshmorit të Parë dhe Kryedhjakonit Stefan, në Manastirin e hirshëm të Metamorfozës – Mitropolia e Sisaniut dhe Siatistës.
Gjatë Liturgjisë Hyjnore ai bashkëmeshoi me Episkopin e Talandiut Theologun dhe Mitropolitin vendas Athanasin. Në përfundim, Mitropoliti Anastas mbajti fjalën e rastit dhe uroi Igumenin Stefan me rastin e ditës së emrit.
At Stefani është një figurë e ndritur e Kishës bashkëkohore dhe ka dhënë një kontribut të qenësishëm në veprimtarinë baritore të Mitropolisë së Korçës dhe më gjerë në kishën e Shqipërisë, gjatë viteve të rimëkëmbjes së saj, në bashkëpunim me Kryepiskopin e ndjerë Anastas dhe Kryepiskopin Joan.



Selia: Korçë. Rr. “Kryepiskopi Anastas”, nr. 2.