Asambleja e 9-të Botërorë: “Fetë për paqen” – Kryepiskopi Anastas u rizgjodh President Nderi

– “Fetë për
Paqen” është organizata më e madhe ndërfetare e botës, ku marrin pjesë
të gjitha komunitetet më të mëdha fetare dhe ka si synim promovimin dhe
arritjen e paqes –
 
   Nga 20-22 nëntor, në Vjenë, Austri u
mblodh Asambleja e 9-të botërore e organizatës Fetë për Paqen. Aty moren
pjesë 600 liderë fetarë, në përfaqësim të traditave fetare tradicionale
nga çdo rajon i botës, për të folur mbi armiqësinë në rritje për
“tjetrin” në të gjithë globin. “Fetë për Paqen” është organizata më e
madhe ndërfetare e botës, ku marrin pjesë të gjitha komunitetet më të
mëdha fetare dhe ka si synim promovimin dhe arritjen e paqes. Asambleja
përfshin udhëheqës fetarë të Krishterë, Myslimanë, Budistë, Induistë,
Hebrej, Sikh, Shinto, Bahai, Jain, Zoroastrianë etj.



   Në ditën e fundit të Asamblesë,
Kryepiskopi i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij
Anastasi, u rizgjodh President Nderi i këtij organizmi botëror. 



   Ky është një nderim i veçantë për
veprën e Krypiskopit Anastas, si një veprimtar i shquar për paqen dhe
mirëkuptimin ndërfetar në arenën ndërkombëtare dhe në vendin tonë. Eshte
një zgjedhje që nderon edhe rolin e Kishën Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, e cila deri para dy dekadave nisi rrugën e mrekullueshme të
ringritjes nga gërmadhat dhe për gjithë vendin tonë.


Në ditën e fundit të punimeve të gjithë
pjesëmarrësit aprovuan edhe “Deklaratën e Vjenës” –një qëndrim dhe
thirrje  e përbashkët për paqen në botë dhe mirëkuptimin midis besimeve
të ndryshme. Po në këtë ditë, Asamblenë e përshëndeti edhe Patriarku i
Konstandinopojës, Tërëshenjtëria e Tij Vartholomeu.



22.11.2013



Zyra e Shtypit



E Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise



(FB: The 9th World Assembly of Religions for Peace, www.rpf.org
 

Author: admin