Uji i Bekur dhe dhënia e ikonave si një traditë, që vjen prej shekujsh.
Në thesaret e pafundme të vitit liturgjik kishtar, i cili pasuron dhe frymëzon jetën e grigjës së Zotit, si komunitet përjetues i kësaj experience. Biomë, e cila karakterizon dhe ndërton jetën e të krishterit, që nga lindja dhe deri tek vdekja, madje edhe përtej vdekjes, më shpresë ngjallje jete të pasosur. Kjo pasuri adhuruese, që buron nga doktrina, përjetimi dhe vizioni i krishterë për botën, transformoi dhe kristianizoi tradita dhe elemente festivë sa lokalë aq edhe globalë. Në vizionin e krishterë, materia aq e anatematizuar nga rryma të ndryshme mendimi, shenjtërohet duke u transformuar edhe ajo vetë në element shenjtërimi.
Përdorimi liturgjik dhe adhurues i materies, si vaji, vera, buka, uji etj i dhanë materijes dhe njeriut përqasje të ndryshme ndaj njëra tjetrës. Në Kishë materia bekohet si dhuratë hyjnore duke u shdërruar në arsye falenderimi drejtuar Krijuesit dhe Dhuruesit të çdo të mire. Nën këtë vizion për botën dhe materien bekohen farërat, frutat, të mbjellat, të korrat dhe gjithë gjallësia. Në fokus së doktrinës së krishterë qëndron gjithmonë njeriu, si qenie thellësisht religjoze dhe shpëtimi i tij. Rrjedhimisht çdo gjë që ka të bëjë me njeriun si qenie religjoze, shndërrohet çështje fetare.
Kjo lidhje e pa shmangshme vërehet dhe në ruajtjen e traditave të ndryshme popullore me origjinë të pa njohur edhe deri në pagane edhe gjatë periuadhave të caktuara të vitit liturgjik, por tashmë të transformuara dhe të kristianizuara brenda frymës së krishterë. Tradita të tjera popullore kanë të bëjnë me mënyrën e festimit dhe të përgastitjes për festë, të cilat nga një rajon në tjetrin përbëjnë një larmi dhe pasuri kulturore. Duke filluar me veshjen, mënyrën e festimit, gatimet specifike dhe mënyrën se si ato gatuen dhe serviren.
Tradita e Ankandeve
Gjashtë Janari është festa e Ujit të Bekuar (Epifania). Epifani do të thotë shfaqje e sipërme. Festa quhet shpesh, sikurse është në librat e shërbesave orthodhokse, Theofani, që do të thotë shfaqje e Perëndisë.
Përveç festimit madhështor që celebrohet në Kishë duke filluar me gjithë shërbesën kishtare, pjesa më mbresëlënëse e së cilës, është hedhja e Kryqit në Ujë. Kjo festë shoqërohet edhe me ritual dhe tradita të tjera, të cilat i janë bashkangjitur festës prej shekujsh. Nga kohët e vjetra të bizantit dhe deri sot këto tradita janë përhapur, por edhe transformuar, sipas zonave dhe mentaliteteve popullore.
Një traditë e tillë është edhe “Ankandi I Ikonave” ku besimtarët kundrejt një pagese, e cila shkonte në të ardhurat e kishës, qoftë në monedhe apo edhe me pagesa në natyre, si bagëti prodhime etj. Në vende të ndryshme ky panair zhvillohet ndryshe, psh në shumë zona të greqisë dhe më shumë në veri të saj, pasi njerzit merrnin ikonat sipas vlerës që ofroni bënin një litani panigjirike duke shkuar në të gjitha kishat e fshatit dhe më pas ikonat ktheheshin përsëri në kishë. Po e njëjta tradite gjendet në bullgarinë jugperëndimore dhe ne Maqedoninë e sotme të Veriut. Në zonën e Korçës kjo traditë është zhvilluar duke i mbajtur ikonat dyzetditë në shtëpi, dhe më pas njerzit i rikthejnë ato përsëri në kishe. Padyshim që ky festival nuk ka të bëjë me magji apo ndonjë diçka të jashtëzakonshme, por të gjithë ata që marrin pjesë në të e dinë se ky është një kontribut që i jepet kishës, dhe mbajtja e ikonës në shtëpi për 40 ditë ka të bëjë me një lloj gëzimi për familjet që i marrin.
Tradita të ngjashme që mund të gjenden në vende të ndyshme, siç është therrja e një bagëtie, ditën kur kisha feston, mishi i të cilës blihet me ankand madje shumë më shtrenjtë se sa kushton realisht, pikërisht për të realizuar një të ardhur për kishën dhe si një ngjarje që plotëson panairin dhe festimin.
Ne disa vende madje edhe vetë kisha del në një lloj ankandi ku personi që paguan vlerën më të madhe merr emërtimin kumbari i kishës, i cili për gjithë vitin ka përgjegjësinë e mirëmbajtjes së kishës dhe si nderim i ofrohet që vetëm ai të ndezë kandilen e shenjtit të kishës. Edhe sot në disa vende madje shumë të zhvilluara, kisha dhe komunitetet organizojnë dreka për mbledhje fondesh, ku gjithsecili që shkon ndjehet i nderuar dhe është i ndërgjegjshëm, që vlera që ai do të paguajë është shumë më e madhe se vlera e drekës që do të konsumoj, por padyshim o qartë për faktin se pagesa e tij do të shkojë si kontribut për komunitetin.
Këto tradita të zhvillura brenda komuniteteve në vende dhe forma të ndryshme kanë qenë gjithmonë për të mbështëtur misionin dhe funksionimin e Kishës.
Atë Mihal Sanellari