E Diela e 15-të e Llukait, predikon Mitropoliti i Korçës, Hiresia e Tij † imzot † Joani (27 01 2019

Ungjilli i së Dielës së 117-të të Llukait (Lluka 19:1-10)
1. Edhe Jisui hyri e shkonte nëpër Jeriko.
2 Edhe ja një njeri i quajtur me emrin Zakhe, i cili ishte kryetagrambledhës. Dhe ky ishte i pasur. 3.Edhe kërkonte të shihte Jisuin se cili është; po nuk mundej nga turma, sepse ishte i vogël në shtat. 4.Edhe u sul përpara e hipi mbi një man që ta shihte, sepse nga ajo udhë do të shkonte. 5.Edhe Jisui, si erdhi në atë vend, ngriti sytë dhe e pa atë, edhe i tha: Zakhe, zbrit shpejt; sepse sot unë duhet të qëndroj në shtëpinë tënde. 6.Edhe zbriti shpejt dhe e priti me gëzim.
7.Edhe të gjithë, kur panë, murmurisnin, duke thënë se hyri të rrijë te një njeri mëkatar.
8.Edhe Zakheu qëndroi e i tha Zotit: Ja, o Zot, gjysmën e pasurisë sime tek po ua jap të varfërve, edhe në i kam marrë gjë njeriu me mashtrim, ia kthej katërfish. 9.Edhe Jisui i tha se sot u bë shpëtim në këtë shtëpi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit. 10.Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë e të shpëtojë të humburën.

Author: admin