Shërbesë përshpirtjeje dhe veprimtari me rastin e 50-vjetorit të fjetjes së Imzot Theofan Nolit

Shërbesë përshpirtjeje dhe veprimtari me rastin e 50-vjetorit të fjetjes së Imzot Theofan Nolit    Në një atmosferë festive, pas Liturgjisë Hyjnore, u përkujtua 50-vjetori i fjetjes së Imzot Theofan Nolit (13 mars 1965). Me këtë rast u krye Shërbesa e Përshpirtjes, që u drejtua nga Episkopi i Apollonisë, Hirësi Nikolla. Pastaj, të pranishmit morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit të Imzot Theofanit rrugës pranë kishës.
 
     Gjithashtu, vijoi edhe një program i pasur me himne kishtare, poezi dhe referate në lidhje me jetën dhe veprën e Imzot Theofan Nolit. Veprimtaritë u kryen me bekimin e  Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqiperisë, Imzot Anastasit. Në këto aktivitete morrën pjesë Kryetari i Bashkisë së Durrësit z.Vangjush Dako, autoritete vendore, përfaqësues të komuniteteve fetare, intelektualë dhe besimtarë të shumtë.
 
 
 
Çaste nga veprimtaritë në perkujtim të Imzot Theofan Nolit
 
Shërbesë përshpirtjeje dhe veprimtari me rastin e 50-vjetorit të fjetjes së Imzot Theofan Nolit

Author: admin