Kominitetet fetare solidarizohen me familjet e përmbytura

Pas mbledhjes së ndihmave në Mitropolinë e Beratit (Berat, Lushnje, Fier, Vlore) që u dorëzuan në shtabet e emergjencës në Novoselë e Levan, një kontigjent i dytë ndihmash nga Kisha Orthodhokse u dorëzua edhe sot, 11 shkurt 2015, në magazinat e vëna në dispozicion të emergjencave në Tiranë. Për të përmbyturit ishin përgatitur me dhuratat e besimtarëve orthodhoksë 160 pako me ushqime dhe 330 bidonë (7 litërshe) me ujë. Dorëzimin e bëri Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti.

Author: admin