Me rastin e Krishtlindjes nën përkujdesjen e Mitropolisë së Shenjtë Korçë dhe Mitropolitit +Joan, u organizua një event festiv në sallën që ndodhet në Katedralen Ngjallja e Krishtit në qëndër të qytetit. Ky event ishte i ndarë në dy pjesë, në pjesën e parë dëgjuam disa hymne kishtare nga korri i Kishës Ngjallja e Krishtit ndërsa pas tyre Hirësia e Tij Joani trajtoi një temë të rëndësishme shpirtërore, praktike, jetike për besimtarët. Në mënyrë të detajuar dhe nga çdo aspekt Hirësi Joani predikoi me “Kishën” çfarë është ajo, çfarë simbolizon, kush e përbën etj.
Pjesa e dytë e cila filloi menjëherë pas fjalës së Hirësi Joanit ishte një koncert i përgatitur nga Grupi Lira ku u dëgjuan këngë të ndryshme dedikuar Krishtlindjes kryesisht nga autorë vendas.
Të gjithë u larguan pasi morën bekimin e Hirësi Joanit dhe pasi uruan njëri-tjetrin festa të bekuara e të mbushura me Krisht.