FESTIMI I UNGJILLOR JOAN TEOLOGUT NE FSHATIN HOÇISHT

Ungjillori i dashurisë shën Joani. Ai ishte nga nxënësit më të afërt të Krishtit. Jetoi nga afër gjithë veprimtarinë e Zotit, pa mrekullitë e mëdha që kreu dhe dëgjoi predikimet e Tij. Ishte i vetmi që e ndoqi deri në Kryq Jisuin dhe Zoti, nga lartësia e Kryqit, kur pa përkushtimin e tij plot dashuri, i ngarkoi mbrojtjen dhe përkujdesjen e Nënës së Tij. Kështu, qysh nga ai çast, Joani e mori të Tërëshenjtën në shtëpinë e vet dhe iu gjend si bir deri në Fjetjen e saj. Vdiq në pleqëri të thellë, rreth vitit 100 pas Krishtit duke predikuar: “Bij të mi, duajeni njëri-tjetrin dhe është mjaft”.
Në këtë ditë Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij Imzot Joani meshoi në Kishën e Shën Joan Teologut në fshati Hoçisht. Duke u folur besimtarëve që kishin mbushur kishën, ai i inkurajoi, që festat e shenjtorëve që ne kujtojmë të mos jenë vetëm një festim i jashtëm, por mbi të gjitha një imitim i jetës së tyre. Se këtë botë me kaq shumë urrejtje, smirë, zili e çdogjë tjetër të keqe, vetëm dashuri mund ta mundë, sepse “Perëndia është Dashuri” dhe ky është mesazhi i ungjillorit të dashurisë shën Joanit.
Mbas Liturgjisë Hirësia e Tij bëri edhe një përshpirtje për klerikët e fshatit që kanë ndëruar jetë.
KRISHTI U NGJALL!

 

Fotografia e Mitropolia e Shenjtë Korçë

Fotografia e Mitropolia e Shenjtë Korçë

Fotografia e Mitropolia e Shenjtë Korçë

Fotografia e Mitropolia e Shenjtë Korçë

Author: Admin1