Pëfundoi takimi treditor Panortodoks në Konstandinupojë.


Në frymë përulësie dhe madhështie u festua sot në tempullin Patriarkal të Shën Gjergjit në Fanar, festa e rivendosjes së ikonave, e Djela e Orthodhoksisë.

Këtë bashkëmeshim të ndritshëm e udhëhiqte Patriku Vartholome, ndërsa bashkëmeshonin Patrikët e Aleksandrisë Theodhor, i Jeruzalemit Theofil, i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill, i Serbisë Irine, i Rumanisë Daniel, i Bullgarisë Neofit, i Gjeorgjisë Ilia, dhe Kyepiskopi i Qipros Hrisostom, i Athinës dhe gjithë Greqisë Jeronim, i Polonisë Savva dhe i Shqipërisë Anastas.

Të përmendim këtu se pas leximit të Ungjillit të Shenjtë, Kryesekretari i Sinodhit të Shenjtë Arkimandrit Vartholome Samara, lexoi nga amvoni Shpalljen e Përbashkët të Primatëve. Në vazhdim Primatët kryen brenda Tempullit Patriarkal, një përkujtimore të shenjtë për qetësimn e shpitrave të atyre sa luftuan për besimin.

Në fund të Meshës Hyjnore u krye, litania e ikonave rreth kopshtit të Patriarkanës dhe në vazhdim nga ballkoni i Shtëpisë Patriarkale, Patriku Vartholome dhe Primatët bekuan besimtarët.

Delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare përbëhej nga Kryepiskopi Anastas dhe Mitropoliti i Korçës Joan, i cili ishte dhe në komisionin e formulimit të deklaratës së përbashkët.

Për ne është një nder i madh që Mitropoliti ynë Kryebariu ynë, merr pjesë në këtë Mbledhje Panorthodhokse. Ai na përfaqëson dhe na nderon të gjithëve ne, besimatërve orthodhoksë dhe jo vetëm,  dhe duhet të jemi krenarë për të.

Pasojnë fotografi nga të treja ditët:

Dita e parë:

 Dita e Dytë


alt

alt

alt

alt

alt

alt







alt

2048753
2048759
2048761
2048764
2048766
2048768
2048666
2048668
2048680
2048726
2048681
2048683
2048687
2048688
2048689
2048691
2048710
2048712
2048714
2048717
2048718
2048720
2048728
2048731 
Dita e Tretë

2050067
2050068
2050069
2050070
2050071
2050050-2
2050051
2050052
2050053
2050054
1
2050056
2050057
2050058
2050059
2050060
2050063
2050064
2050065
2
3
4
5
roym 
6
7
9
10
roym1
8
11

Author: admin