ASGJË NUK MUND TA NDALË HIRIN E PERËNDISËNË NJË ZEMËR TË PASTËR

ASGJË NUK MUND TA NDALË HIRIN E PERËNDISË
NË NJË ZEMËR TË PASTËR

Jerondesha Makrina (+1995) ishte Igumenia e Manastirit të Tërëshenjtës Hodigitria (Udhëheqësja), pranë Volosit. Ajo ishte një bijë shpirtërore e shën Josif Hezikastit dhe Jerond Efremit të Filotheut. Jeta e saj, përkushtuar krejtësisht Perëndisë, bëri që të fitonte dhurata të mëdha shpirtërore dhe u denjësua gjithashtu edhe për gjendje shumë të larta shpirtërore. Shën Jakovi i Eubesë, iu tha njëherë disa njerëzve që ishin pranë manastirit të Igumenes Makrina: “Nëse unë do isha si ju, do të shkoja çdo ditë në atë manastir, për të marrë bekimin e saj para se të shkoja në punë”. Shën Porfiri i Kapsokalivias fliste me respekt të madh për Jerondeshën Makrina. Nga një episod i jetës së saj, ne mund të mësojmë se ka shumë mënyra për të marrë hirin e Perëndisë, si edhe mund të marrim kurajo e ngushëllim në këto ditë të vështira.

Nënë Makrina dhe motrat e manastirit të saj, nuk mund të kishin gjithmonë një prift për Liturgjinë e Shenjtë. Një të dielë, Nëna dhe motrat, kishin shumë dëshirë për të pasur Liturgjinë e Shenjtë dhe Kungimin e Shenjtë, por prifti që kryente për to Liturgjinë nuk mund të vinte dot. Të gjitha ato u lutën me gjithë shpirt dhe plot devotshmëri dhe ndjenë, edhe pa e kremtuar Liturgjinë Hyjnore, sikur iu ishte dhënë hiri i saj.
Mbas disa ditësh prifti erdhi në manastir. Ai hyri brenda në altarin e shenjtë dhe doli jashtë dhe pyeti Nënë Makrinën: “Kush e ka kremtuar për ju Liturgjinë Hyjnore në mungesën time, sepse unë mund të nuhas aromën e Dhuratave të Shenjta dhe të Liturgjisë Hyjnore?” Nënë Makrina i tregoi atij se asnjë nuk ka celebruar, por për shkak të lutjes dhe dëshirës së tyre të zjarrtë, Perëndia u kishte dhënë atyre hirin e Liturgjisë Hyjnore.

Fotografia e Mitropolia e Shenjtë KorçëFotografia e Mitropolia e Shenjtë Korçë

Author: Admin1