PA MUNDIM NUK KA FITIM
Përse është thënë dhe shkruar kaq shumë për vuajtjet e njerëzve të shenjtë? Sepse, vetëm shenjtorët janë parë si fitimtarë. A mund të jetë dikush fitimtar pa përpjekje, pa mundim dhe pa vuajtje? Në luftimet e zakonshme tokësore, askush nuk mund të shihet si fitimtar, ose heroik, nëse nuk ka qenë në luftim, në shumë mundime, ose në vuajtje të mëdha. Aq më tepër është kjo në luftën shpirtërore, ku njihet e vërteta dhe ku vetëmburrja, jo vetëm që nuk ndihmon aspak, por, me të vërtetë, pengon.
Ai që nuk përfshihet në luftën shpirtërore, për hir të Krishtit, qoftë me botën, qoftë me të ligun, ose me veten e tij, si mund të llogaritet ndër ushtarët e Krishtit? Si, pra, mund të jetë ai bashkëfitues me Krishtin? Shën Maria e Egjiptit, ndër të tjera, i tha Jerond Zosimas për luftën e saj të ashpër shpirtërore:
“Gjatë shtëmbëdhjetë viteve të para në këtë shkretëtirë, luftova kundër dëshirave të mia të shtrembëruara mishore. Dëshiroja të haja mish e peshk, që dikur i kisha me bollëk në Egjipt. Gjithashtu, kisha dëshirë të pija verë dhe këtu, nuk kisha, madje as ujë për të pirë. Dëshiroja të dëgjoja këngë epshndjellëse. Qaja dhe rrihja kraharorin. I lutesha të Tërëshenjtës, Nënës së Perëndisë, të m’i largonte këto mendime. Mbasi kisha qarë dhe rrahur kraharorin tim për një kohë të gjatë, atëherë pashë një dritë që më rrethonte nga të gjitha anët dhe u mbusha me një paqe të mrekullueshme”.
Prolog nga Ohri