Ditën e Krishtlindjes, pas Liturgjisë Hyjnore, në orën 12.00, Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga Episkopi i Apollonisë Nikolla, i Krujës Andoni, i Amantias Nathanaili dhe i Bylisit Asti, pritën vizitat e urimit. Pritja u bë në sallën e madhe të godinës së re të Sinodit të shenjtë, pjesë e kompleksit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Erdhën për të uruar Presidenti Nishani, Kryeministri Rama, Kryetari i Kuvendit Meta, Kryetari i PD dhe kryebashkiaku Basha, ministra, kryetarë partish, diplomatë, intelektualë dhe personalitete të shquar, besimtarë etj.
Për të uruar erdhën edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, Kryetari i Komunitetit Musliman, Haxhi Selim Muça, Kryegjyshi Bektashin, Baba Edmond Brahimaj, Nunci Apostolik Mons. Iglezias, përfaqësues të Vëllazërisë Ungjillore, komunitetit Halvetian etj.
Të pranishmit uruan Kryepiskopin dhe besimtarët orthodhoksë për festën, duke theksuar ndër të tjera:
Presidenti Nishani: “Dëshiroj të uroj më shumë paqe në shpirtrat tanë, më shumë qetësi në mendjet tona”.
Kryeministri Edi Rama: “U uroj gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, është një festë e të gjithëve si të gjitha festat e mëdha të besimeve fetare të vendit tonë dhe përfitoj nga rasti që të nënvizoj kënaqësinë në këtë ditë kur fryma e solidaritetit me më të dobëtit, me ata në nevojë dhe me të gjithë ata që kërkojnë një rrugë shprese kulmon”.
Kryetari i PD, Lulzim Basha: “Urime për çdo vatër shqiptare që të marrë bekimin e Zotit, për të gjithë njerëzit anembanë botës. Dua të shpreh krenarinë që jam kryetar i një bashkie të një qyteti, i një vendi që feston me shpirt tolerance. Gëzuar”.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta: “Lindje dhe dritë, rilindin dhe forcohen shpresat tona për një Shqipëri më të mirë, jo vetëm për veten tonë, por edhe për brezat që vijnë. Sot është një ditë që na bën me të bashkuar, më solidarë për të punuar së bashku për një Shqipëri që dëshirojnë të gjithë qytetarët tanë. Gëzuar”