Varvara, martire e madhe
Vihet në diskutim vendi dhe koha e saj. U martirizua rreth 306 (ose 237), ka shumë mundësi në Heliopul (të Libanit). Ishte fëmija i vetëm i adhuruar i një pasaniku fanatik idhulltar atje, i Dhioskorit, i cili e mbylli në një fortesë luksoze për të ruajtur bukurinë e saj të madhe dhe për të studiuar meqenëse ishte mendjemprehtë. U tërhoq në shprestari ose ndoshta nga shërbyeset e saj të krishtera, ose nga vetvetja, duke u drejtuar në Një Krijues nëpërmjet qiellit yjeplotë, ose kjo ngjau kur mohoi martesën, kështu që babai i saj e çliroi pasi mendoi se izolimi e kishte bërë antishoqërore. Thuhet se e mësoi Origjeni ndërsa një prift, i cili hiqej si tregtar e pagëzoi në një vaskë të sapondërtuar, në paretin e së cilës kishte gdhendur me gishtin e saj mrekullisht një kryq! Dioskori mungonte, ishte në një udhëtim. Sapo u kthye i shfaqi se ajo urdhëroi që të bëhen në banjë tri dritare, për më shumë dritë, në mënyrë analoge me Trininë e Shenjtë dritëdhënëse, dhe jo dy siç kishte porositur ai. I ndërsyer nxorri shpatën dhe e torturoi. Por i shpëtoi dhe u fsheh në një shkëmb mali që u ça në mënyrë të çuditshme. E ndoqi. E tradhtoi një çoban, qengjat e të cilit u kthyhen në çast në brumbuj! E rrahu atëherë pa mëshirë dhe duke e tërhequr zvarrë nga flokët ia dorëzoi sundimtarit, i cili urdhëroi dhe e kamxhikuan e ia fërkuan dhimbshëm plagët. Ndërkaq në burg iu shfaq Krishti dhe e shëroi. Pësoi çarje të trupit me thonj të hekurt, djegie me llambadhë dhe goditje në kokë me çekan. Më pas ia prenë gjinjtë dhe për ta turpëruar e nxorrën lakuriq duke e goditur. Por shumë shpejt u gjend e pacënuar dhe e veshur me shkëlqim. Së fundi iu pre koka nga babai i saj, “Avraam i djallit”, i cili ndihmonte gjithmonë xhelatët që ta tiranizonin (Avraami u tregua i gatshëm t’i sakrifikonte Perëndisë djalin e tij, Isakun). Mbasi e vrau u godit nga rrufeja dhe u vra. Lipsanet e shenjta të saj gjendeshin për një kohë në kishën e pallatit mbretëror, të cilën ia kishte ngritur perandori, Leoni VI (886-912). Virgjëresha shumë e respektuar nga populli mbron nga shytat dhe nga sëmundje të tjera epidemike, ashtu siç ishte lutur në lutjen e saj të fundit.