Sot në ditën e dytë të vizitës së tij Fortlumturia e tij Kryepiskopi Anastas mori pjesë në Meshën Hyjnore të mbajtur me rastin e Metamorfozës në Kishën e Fshatit Polenë me të njejtin emër. Ajo që binte menjëherë në sy ishte se besimtarë nga të gjitha moshat e prisnin atë me padurim. Kontrasti që ofronte pamja e nxënësve dhe pleqve që mbanin lule me synim t’ia dhuronin Fortlumturisë gjatë mbritjes së tij, emociononte, këdo që e shikonte. Ai mbriti rreth orës 08:00 i shoqëruar nga Mitropoliti i Korçës Joani, nga Episkop Asti, Episkopi Nathanail dhe klerikë të tjerë, disa metro larg Kishës ku mbahej mesha grumbull njerëzish, klerikë dhe laikë, e prisnin. Ata morën bekimin dhe më pas të gjithë e shoqëruan Fortlumturinë gjatë Hyrjes së tij në tempull. Sërish atje shumë besitmarë morën bekimin e tij. Mesha Hyjnore e mbajtur nën udhëheqjen e tij transmetonte ndjesinë e përulësisë dhe mallëngjimit. Në fund të Meshës Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas predikoi. Gjatë këtij predikimi ai u përqëndrua tek “Metamorfoza”, “Transformimi” që secili prej nesh duhet të pësojë nëpërmjet besimit dhe jetës shpirtërore orthodhokse.
Ndërsa pas Kungimit Hirësi Joani falenderoi Zotin që bekoi këtë vend dhe dërgoi një njeri si Kryepiskopin Anastas, por falenderoi dhe vetë Kryepiskopin për të gjitha ato sa i ka ofruar deri tani Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare dhe iu rreferua të gjitha sakrificave, për shkak të dashurisë, që ka bërë dhe të gjitha pengesave që ka kaluar ai. Hirësia theksoi se shumë të tjerë do të ishin larguar, ndërsa ai duroi për hir të Dashurisë ndaj Perëndisë dhe Kishës. Të gjithë besimtarët duhet t’i themi të paktën faleminderit për të gjitha ato sa ka bërë ai për këto 22 vjet me rradhë.
Sot mbasdite pritet të vizitojë Manastirin e Fjetjes së të Tërëshenjtës, por dhe Kishën e Re të Shën Nikollas, që po ndërtohet nga Kryepiskopata dhe Mitropolia e Korçës, në Boboshticë
Themistokli Bambulla.