U përkujtua me hijeshi 15-vjetori i fronëzimit të Hirësisë së Tij Joanit si Mitropolit i Korçës. (fotografi + video)


Fronëzimi i Hirësisë së Tij Joanit si Mitropolit i Korçës u krye më 25 Korrik të vitit 1998. Sot mgjth se katër ditë para u përkujtua kjo ngjarje e shënuar dhe kaq e rëndësishme për besimtarët orthodhoksë së Mitropolisë.  Për më tepër këtë vit Hirësia e Tij Joani mbushi plot 15 vjet në fronin e Kryebariut shpirtëror të Korçës. Ai është Mitropoliti i parë pas monizmit por dhe i vetmi me kaq kohëzgjatje në fronin e Mitropolitit të Korçës sepse të gjithë pararendësit e tij kanë qëndruar më pak se kaq për shkaqe të ndryshme.

Në Meshën e Shënjtë,  morën pjesë të gjithë klerikët e Mitropolisë dhe shumë besimtarë orthodhoksë nga e gjithë Mitropolia.  Me këtë rast Mitropoliti nderoi disa nga klerikët më të vjetër duke ju dhënë tituj. Kështu Atë Ilia Kotnani mori titullin Protopresviter, Atë Spiro Katundi atë të Ikonomit , Atë Sotiraq Dinko, Atë Kristaq Viso dhe Atë Thoma Samara morën titullin Stavroforë. Pak para fundit At Ilia Kotnani si përfaqësues i gjithë klerikëve falenderoi Hirësinë për të gjitha ato sa ai ka ofruar në këtë Mitropoli.  Hirësi Joani gjithashtu i falenderoi Zotin por dhe të gjithë klerikët dhe laikët për ndihmën që i kanë dhënë në kryerjen e funksionit të tij. I falenderoi, gjithashtu,  të gjithë për urimet dhe në fjalën e tij përmendi rëndësinë që kanë përkujtimoret nga ana shpirtërore në jetën e Kishës për të gjithë si klerikë dhe laikë. Pas Meshës në ambjentet e Kishës shumë besimtarë uruan Hirësi Joanin, shumë prej tyre dëgjuan me kujdes këshillat shpirtërore të tij.   Të gjithë uruam që për shumë vjet të jetë  pranë nesh. Gjithashtu shumë urime morën dhe klerikët të cilët u nderuan me tituj. Për më tepër po vendosim fotografi dhe video.

Author: admin