E shtuna e Llazarit

Këtë të shtune nderojmë ngjallje e Llazarit prejJisu Krishtit. Llazari ishte shok I Krishtit dhe të motrat e tij Marta dhe Maria e mikprisnin në shtëpinë e tyre shumë herë, e cila ndodhej në Vithani afër Jeruzalemit. Disa ditë përpara pësimeve të Krishtit, Llazari u sëmur dhe të motrat e tij lajmëruan Zotin I cili ndodhej në Galile që ta vizitonte.  Por Zoti ndenji aty deri sa vdiq Llazari edhe atëherë u tha nxënësve të tij që të shkonin ta zgjonin. Kur mbërriti ne Vithani mori vesh prej motrave të Llazarit se ai kishte vdekur prej katër ditësh edhe kërkoj prej tyre që të shikonte varrin e tij. Kur arriti në varr qau edhe kërkoj që ti hiqnin gurin e varrit. Atëherë ngriti sytë prej qiellit, falenderoi Perëndinë dhe Atin dhe me zë të lartë thirri: Llazar dil përjashtë. Menjëherë doli jashtë I mbështjellë me pëlhura prej katër ditësh në varr përpara turmës së njerësve që shikonin çpo ndodhte, edhe Jisui kërkoi që ta lirojnë nga pëlhurat dhe të shkoj në shtëpi. Tradita e vjetër na thotë që Llazari ishte 30 vjeç edhe jetoi edhe 30 vjet të tjera. Edhe mbaroi jetën e tij në Qipro në vitin 63 pas. K, edhe varri I tij në qytetin e Kitieon shkruan: “ Llazar I katërditshmi dhe mik I Krishtit.” Në vitin 890 pas.K u transferua lipsani në Konstandinopojë nga perandori Leondi I Dituri. Tradita na thotë se karakteristika që e veçonte Llazarin pas ngjalljes është se ai nuk qeshi asnjëherë, vetëm kur pa një njeri I cili po vidhte një qyp balte dhe tha : “Po vjedh balta baltën.”  Gjatë kësaj ditë nuk bëhen përkujtimore të fjeturish me grurë por vetëm trisagjio.

Author: admin