Më 24 qershor 1992, Patriarkana Ekumenike do të zgjidhte Mitropolitin Anastas, si Kryepiskopin e parë pas ardhjes së demokracisë. Kjo do shënonte edhe fillimin kanonik të
ringritjes nga gërmadhat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
ringritjes nga gërmadhat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Me këtë rast, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u krye Liturgjia Hyjnore panegjerike nga Kryepiskopi Anastas, së bashku me Mitropolitin e Korçës Joanin, Mitropolitin e Gjirokastrës Dhimitrin, Mitropolitin e Elbasanit, Andonin, Mitropolitin e Amantias Nathanailin, Episkopin e Bylisit, Astin dhe klerikë nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë.
Omelinë me rastin e të kremtes së Lindjes së Shën Joan Pagëzorit, e mbajti Hirësia e Tij Andoni.
Në fund, në emër të besimtarëve orthodhoksë, Mitropoliti i Korçës Joani uroi Krypiskopin me rastin e kësaj ditë të shënuar. Kryepiskopi Anastas, në fjalën e tij, kujtoi për më të rinjtë rrjedhën e atyre ditëve historike, deri në pranimin e detyrës dhe falënderoi ngrohtë për urimet dhe mbështetjen e treguar.