Sepse nëse ua falni njerëzve fajet e tyre, do t’jua falë
edhe juve Ati juaj qiellor. Po nëse nuk ua falni njerëzve fajet e tyre, as Ati
juaj nuk do të falë fajet tuaja. (Matt. 6:14-15)

Në Antioki jetonin dy njerëz. Njëri prej tyre ishte një
prift i krishterë dhe shumë i ditur, të cilin njerëzit e nderonin shumë. Emri i
tij ishte Saprik. Tjetri ishte një i krishterë me emrin Niqifor. Ata ishin miq
shumë të ngushtë, aq sa miqësia e tyre ishte bërë proverbial në qytetin e
Antiokisë. Por armiku i gjindjes njerëzore vendosi ta prishte këtë miqësi dhe
futi në mes tyre grindjen dhe vendin e miqësisë e zuri një urrejtje e tmerrshme
kundër njëri-tjetrit. Ata jo vetëm që nuk e shihnin dot njëri-tjetrin, por
vazhdimisht flisnin kundër njëri-tjetrit. Gjithë qyteti po habitej, se si
kishte mundësi që ajo dashuri dhe miqësi aq e madhe, të ishte kthyer në një
urrejtje akoma më të madhe. Historia nuk na e tregon se kush e kishte fajin.

Në atë kohë fillon një persekutim i madh kundër të
krishterëve dhe i pari që u arrestua ishte drejtuesi i komunitetit të
krishterë, prifti Saprik. E sollën të lidhur përpara guvernatorit, por Sapriku
i qëndroi me burrëri kërcënimeve për të hequr dorë nga feja e krishterë. I
zemëruar nga kjo qendresë, guvernatori e dënoi me vdekje. Ushtarët e morën dhe
u nisën për ta çuar tek vendi i ekzekutimit.

Kur Niqifori dëgjoi që Saprikun e kishin dënuar me vdekje
dhe po e dërgonin te vendi i ekzekutimit, doli me vrap nga shtëpia e tij dhe e
arriti shpurën e ushtarëve, që shoqëronin Saprikun. Pastaj doli para Saprikut
dhe i ra në gjunjë duke i thënë: “Martir i Krishtit, më fal!”. Por Sapriku nuk
e ktheu as kokën nga ai dhe nuk foli asnjë fjalë. Ushtarët e përzunë Niqiforin.
Por ai nuk u dorëzua. Vrapoi dhe i doli përsëri përpara Saprikut duke i rënë në
gjunjë dhe duke i thënë përsëri: “Martir i Krishtit, më fal!”. Sapriku, zemra e
të cilit ishte ngurtësuar, prapë nuk e fali dhe, meqënëse nuk e fali, Perëndia
ia hoqi hirin që i kishte dhënë deri në atë ditë. Kështu që, kur u ndodh
përpara xhelatit dhe filluan ta bënin gati për ekzekutim, Sapriku, tashmë pa
hirin e Perëndisë, u tremb dhe tha: “Mos më vrisni, sepse do ta mohoj
Krishtin!”. Atëherë Niqifori i doli përpara dhe i tha: “Mos, vëlla! Mos e moho
atë, të cilit i ke shërbyer gjatë gjithë jetës tënde!”. Dhe kur pa që Sapriku
vazhdonte ta mohonte Krishtin, Niqifori iu drejtua të gjithëve dhe thirri me zë
të madh: “Unë jam i krishterë dhe në vend të tij do ta pohoj unë Krishtin.”.

Komandanti i ushtarëve, i cili kishte mbetur i habitur nga
rrjedha e ngjarjeve, dërgoi një ushtar tek guvernatori për t’i treguar se
prifti e mohoi Krishtin, por ka dalë një tjetër, që thotë se jam i krishterë.
Atëherë guvernatori urdhëroi që të vrisnin Niqiforin. Kështu Sapriku, ngaqë nuk
pati fuqinë për të falur, u zhvesh nga hiri dhe humbi dy kurora, atë të faljes
dhe atë të martirizimit. Ndërsa Niqifori, i cili u përul dhe kërkoi falje, u
forcua nga hiri dhe kështu i mori të dy kurorat, atë të faljes dhe atë të
martirit.

Kjo histori e dhimbshme na tregon se, nëse ne nuk do të
falim vëllezërit tanë, as Perëndia nuk do të na falë dhe do të na zhveshë nga
hiri që na ka dhënë. Nëse Perëndia do të heqë hirin, atëherë gjjithsekush nga
ne do ta kuptojë se sa i dobët është. Çdo forcë, çdo mirësi, çdo dashuri që
mund të kemi në shpirt vjen pikërisht nga hiri i Perëndisë. Kjo është dituria
që kishin përftuar shenjtorët, të cilët për çdo gjë të tyre, lavdëronin
Perëndinë.

Sot në Kishën Orthodhokse është e Diela, e cila quhet e
Diela e Ndjesave. Në Mbrëmësoren e ndjesës të gjithë ne ftohemi për t’i kërkuar
ndjesë njëri-tjetrit. Le të hedhim tej çdo mëri, zemërim dhe mëkat, që ka zënë
vend në zemrën tonë, sepse jemi ne ata që lehtësohemi. Ai që fal është ai
qëpërfiton më shumë. Duke falur, ne do të çlirohemi nga zemërimi dhe mëria që
grumbullohet në shpirt dhe që shkakton një errësirë shpirtërore dhe një vuajtje
të madhe.

Të gjithë ne kemi nevojë për falje. Asnjë jetë
bashkëshortore nuk mbahet, nëse çifti nuk fal njëri-tjetrin, asnjë jetë
vëllazërore nuk mbahet, nëse nuk falim njëri-tjetrin, asnjë shoqëri nuk mbahet
dot pa falje, sepse nuk ka njeri që të mos mëkatojë. Çdonjeri ka mëkatuar,
dikush më shumë, dikush më pak. Prandaj, të gjithë ne kemi nevojë për falje.
Kjo është arsyeja përse Kisha na mbledh sot të gjithëve për t’i kërkuar ndjesë
njëri-tjetrit dhe për ta filluar udhëtimin e Kreshmës me një zemër të lehtë dhe
të pastër.