Leximet Biblike Isaia : 7:1-14 Gjeneza : 5:32-6:8 Fjalet e Urta : 6:20 -7:1

Leximet Biblike Isaia : 7:1-14 Gjeneza : 5:32-6:8 Fjalet e Urta : 6:20 -7:1

Isa. 7:1-14 Ndodhi në ditët e Ashazit, birit të Jothamit, birit të Uziahut, mbret i Judës, që Retsini, mbret i Sirisë dhe Pekahu, bir i Remaliahut, mbret i Izraelit, dolën për luftë kundër Jeruzalemit, por nuk arritën ta shtien në dorë.Prandaj ia referuan shtëpisë së Davidit duke thënë: “Sirët kanë ngritur kampin e tyre në Efraim”. Kështu zemra e Ashazit dhe zemra e popullit të tij u drodhën, ashtu si dridhen drurët e pyllit nga era.Atëherë Zoti i tha Isaias: “Dil përpara Ashazit, ti dhe biri yt Shear-Jashubi, në skajin e kanalit të hauzit të sipërm në rrugën e arës së larësit, dhe thuaji: Shiko të rrish i qetë, mos ki frikë dhe zemra jote të mos ligështohet për shkak të këtyre dy mbeturinave të urës së zjarrit që nxjerr tym, për zemërimin e zjarrtë të Retsinit dhe të Sirisë, dhe të birit të Remaliahut.Sepse Siria, Efraimi dhe i biri i Remaliahut kanë menduar të këqija kundër teje, duke thënë:Të dalim kundër Judës, ta temerrojmë, të hapim një të çarë në muret e saj dhe të vendosim si mbret në mesin e saj të birin e Tabeelit”.Kështu thotë Zoti, Zoti: “Kjo nuk ka për të ardhur, nuk ka për të ndodhur,sepse kryeqyteti i Sirisë është Damasku dhe i pari i Damaskut është Retsini. Brënda gjashtëdhjetë e pesë vjetve Efraimi do të bëhet copë-copë dhe nuk do të jetë më popull.Kryeqyteti i Efraimit është Samaria dhe i pari i Samarisë është i biri i Remaliahut. Po të mos besoni, me siguri nuk do të bëhemi të qëndrueshëm”.Zoti i foli përsëri Ashazit dhe i tha:Kërkoji një shenjë për vete Zotit, Perëndisë tënd; kërkoja ose në thellësitë ose në lartësitë.Por Ashazi u përgjigj: “Unë nuk do të kërkoj asgjë, nuk dua të tundoj Zotin”.Atëherë Isaia tha: “Dëgjoni tani, o shtëpi e Davidit! Mos është, vallë, një gjë e vogël për ju të lodhësh njerëzit, që doni të lodhni edhe Perëndinë tim?Prandaj vet Zoti do t’ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel. 

Gjen. 5:32-6:8 Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.Kur njerëzit filluan të shumohen mbi faqen e dheut dhe u lindën atyre vajza, djemtë e Perëndisë panë që vajzat e njerëzve ishin të bukura, dhe morën për gra të gjitha ato që i zgjodhën vetë.Dhe Zoti tha: “Fryma im nuk do të hahet gjithnjë me njeriun, sepse në shthurjen e tij ai nuk është veçse mish; ditët e tij do të jenë, pra, njëqind e njëzet vjet”.Kishte gjigantë mbi tokë në ato kohë, madje edhe më vonë, kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë. Ata janë heronjtë që jetuan në kohët e lashtësisë, janë njerëzit e famshëm të këtyre kohëve.Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë.Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet.Kështu Zoti tha: “Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar”.Por Noeu gjeti hir në sytë e Zotit.

Fja. Urt. 6:20 -7:1 Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate.Mbaji vazhdimisht të lidhura në zemrën tënde dhe fiksoji rreth qafës sate.Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty.Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës,për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj.Mos dëshiro në zemrën tënde bukurinë e saj dhe mos u rrëmbe nga qepallat e saj.Sepse për një prostitutë burri katandiset për një copë bukë, dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të një burri.A mund të mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit?A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij?Në këtë gjendje është ai që shkon tek gruaja e një tjetri; kush e prek nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.Nuk përçmohet hajduti që vjedh për të shuar urinë kur është i uritur;por në rast se kapet në faj, duhet të kthejë shtatëfishin, dhe të japë tërë pasurinë e shtëpisë së tij.Por ai që kryen një shkelje kurore me një grua është një njeri pa mend; ai që bën një gjë të tillë shkatërron jetën e tij.Do të gjejë plagë dhe përçmim, dhe turpi i tij nuk do t’i hiqet kurrë.sepse xhelozia e tërbon bashkëshortin, që do të jetë i pamëshirshëm ditën e hakmarrjes.Ai nuk do të pranojë asnjë shpërblim dhe nuk do të kënaqet, edhe sikur t’i bëjnë shumë dhurata.Biri im, ruaji fjalët e mia dhe urdhërimet e mia në veten tënde.

Author: admin