E Hëna e Madhe

Që nga dita e sotme fillojnë Pësimet e Shenjta të Zotit tonë Jisu Krisht. Shembull I Zotit tonë Jisu është edhe Josifi I Dhjatës së Vjetër, kujtimin e të cilit e bëjmë sot. Josifi ishte djali I vogël I Patriarkut Jakov edhe biri I tij më I dashur. Por ai nuk ishte I dëshiruar nga vëllesërit e tij të cilët si fillim e hodhën në një pusë të thellë edhe e gënjyen babain e tyre se e kishte ngrënë një kafshë e egër duke I treguar rrobat e gjakosura. Më pas e shitën për 30aspra flori tëk blerësit e robërve të cilët edhe ata e shitën tek kryeguzhunieri I mbretit të Egjiptit, tek Petefri. Josifi ishte shumë I bukur edhe me të u dashurua gruaja e Petefrit, e cila për arsye të mosbindjes së tij donte ta akuzonte për vepër të keqe dhe imoralitet. Sapo gruaja kapi Josifin ai iku edhe u largua. Atëherë ajo nga inati e akuzoi tek Petefri se ai donte të abuzonte me të, edhe mbreti sapo mori vesh këtë gjë e burgosi Josifin. Por njëherë Faraoni pa një ëndërr të çuditshme dhe kërkonte një shpjegues. Me ndriçim nga Perëndia, vetëm Josifi mundte që ta shpjegonte. Se do të vinin në vendin e tij shtatë vjet lumturie edhe bollëku edhe shtatë vite urie. Faraoni u entuziasmua nga urtësia edhe dituria e tij edhe e bëri sekretarin e tij. Josifi e përdoti në mënyrë të drejtë pushtetin e tij sin ë kohën e urisë ashtu edhe në kohën e paqes. Për arsye të mbarimit të grurit u rishfaqën vëllezërit e tij të cilët e kishin zhdukur. Josifi nuk I mbajti mëri por I ftoi në Egjipt bashkë me familjen. Kështu që Josifi na ikonizon Krishtin, sepse edhe Ai, biri I dashur I Atit u përndoq nga Judenjtë, u shit nga nxënësi I tij për 30 aspra argjendi dhe u mbyll në pusin e errët në varr. Gjithashtu, sot përkujtojmë dhe fikun pa fryte, të cilin e thau Zoti menjëherë me fjalën e tij.  Simbolizon sinagogën e hebrenjve, e cila nuk kishte fryte shpirtëror. Na tregoi Zoti fuqinë e Tij tek druri I pashpirt edhe gjithashtu edhe tek njeriu, për të treguar se nuk kishte vetëm fuqinë për të bërë mrekulli por edhe për të dënuar. Himnografia I referohet dy temave të mësipërme por edhe Pësimeve të tjera të Zotit tonë Jisu Krisht.

Author: admin