Mesazhi për Pashkët nga Kryepiskopi i Shqipërisë Anastas.


Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë 
Klerit dhe popullit shpres
ëtar Orthodhoks, 
Bij të shtrenjtë më Zotin, 
“Ejani të ngazëllohemi më Zotin, që dërrmoi pushtetin e vdekjes dhe ndriçoi gjininë njerëzore” 
1. Ftesë për një të kremte të tërëndritshme na bën sot Kisha jonë. Kjo ftesë, në pamje të parë duket paradoksale, se injoron realitetin, ku na mbyt një atmosferë e turbullt, e mbushur me pasiguri, varfëri e shkurajim. E megjithatë, pikërisht kjo ftesë paskale na ndihmon të kuptojmë dhe të pranojmë një realitet tjetër.
 Sado dëshpëruese të jenë kushtet e sotme të jetës, ekziston një lajm i gëzueshëm i përjetshëm, të cilin Kisha e shpall gjatë të kremtes së Pashkës në mënyrë panegjirike: Krishti dërrmoi pushtetin e vdekjes dhe ndriçoi gjininë njerëzore. Ky fakt ndryshoi rrënjësisht ecurinë e botës, perspektivën dhe dinamikën e jetës sonë.
 Ky ngazëllim paskal nuk kushtëzohet së jashtmi. Ai lulëzon pavarësisht kundërshtive dhe sprovave në kohë të ndryshme. Ngjallja e Krishtit i ndriçon dhe i transformon edhe këto. Bëhet fjalë për diçka unikale, që i jep kuptim të ri qenies njerëzore: për dërrmimin e vdekjes dhe pjesëmarrjen tonë në triumfin e Krishtit Fitimtar. “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekjen vdekjen shkeli”, psalim në mënyrë triumfuese, “edhe të varrosurve jetën u fali”. 
Apostull Pavli na shpjegon: Per
ëndia Atë e vendosi Zotin e Ngjallur “… përmbi çdo autoritet e pushtet e fuqi e zotërim e çdo emër që quhet, jo vetëm në këtë jetë por edhe në atë që vjen dhe i nënshtroi të gjitha nën këmbët e tij” (Efes.1:21-22). Edhe Kisha e Krishtit, si komunitet eukaristik i Ngjalljes, predikon misterin e madh të besimit dhe ofron shpëtimin, kapërcimin final të vdekjes dhe pjesëmarrjen tonë në jetën e tërëndritshme të të Ngjallurit. 
“Ejani” pra, “le të ngazëllohemi më Zotin”, sepse ngjalljen e Krishtit e pason dërrmimi i kompleksit që lidhet me vdekjen, padrejtësinë, frikën, ankthin, gënjeshtrën, dhunën. Me Ngjalljen e Tij, Krishti i përmbysi të gjitha ato që shtypin qenien njerëzore. Dhuroi fuqi për përmbysjen e tyre. Për këtë arsye, Ngjallja mbetet fuqia e pashtershme kundër çdo lloj dëshpërimi. 

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se erërat e vdekjes janë zhdukur nga jeta njerëzore. Por tjetër gjë është që shikimi ynë të humbasë në errësirën e pabesisë dhe të padijes, në kraterin e dëshpërimit maksimal, duke menduar se kjo është paracaktuar nga fati i jetës dhe, 
krejt
ësisht tjetër është t’i shikojmë problemet e jetës, hidhërimin, sëmundjen, shpifjen, padrejtësinë, brenda perspektivës së përjetësisë me vështrimin nga Krishti i Ngjallur.


2. Sigurisht, nj
ë shikim i tillë dhe kjo përballje e realitetit presupozon besim te Krishti, jo thjesht si mësues dhe iniciues fetar. Besim në Zotin e Kryqëzuar dhe të Ngjallur, ashtu si tani, që për shekuj me radhë e ka predikuar Kisha, në Birin e Perëndisë së Gjallë, në Zotin e Gjithësisë. Presupozon marrëdhënie jetësore me Atë, ripërtëritje të vazhdueshme shpirtërore. E ndërsa marrim pjesë me tërë shpirtin në ngazëllimin e Ngjalljes së Krishtit, besimi ynë ripërtërihet dhe fuqizohet. 

Por në të njëjtën kohë, është një rast i veçantë për t’u ndërgjegjësuar për bamirësitë e Tij, të njohura e të panjohura, për shpëtimin nga rreziqet e ndryshme, për shërimet e mrekullueshme, për qëndresën, për durimin me të cilin na vesh si armaturë që të përballojmë vështirësitë e jetës. 

Veçanërisht ne, orthodhoksët në Shqipëri, le të lavdërojmë Perëndinë sepse sivjet na denjësoi të kremtojmë në këtë kishë katedrale madhështore, që mban emrin “Ngjallja e Krishtit”, dhe ofron vend për meditim, lutje, ngushëllim dhe solidaritet. 

Pashka, për më tepër, është një e kremte që e ndiejnë dhe e shijojnë jo vetëm besimtarët, por edhe njerëzit që ndodhen në kërkim e sipër, që lëkunden midis besimit dhe të besuarit të paktë. Zoti i Ngjallur qëndron mistikisht, me durim, përpara shumë zemrave të mbyllura, i mbushur me dashuri dhe mirëkuptim për të thënë në mënyrë të përsëritur mos kini frikë, “…. Ja unë tek jam bashkë me ju të gjitha ditët e jetës suaj…” (Matth. 28:20). Të gjithë sa përpiqeni të jetoni Ungjillin në fazat e vështira të jetës moderne, “ejani” të ripërtërini guximin, shpresën tuaj. Sa jeni ngurrues, sa bini në gabime- madje edhe në rënie- përpiquni të qëndroni brenda shoqërisë së Kishës, mos e humbisni fuqinë e shpirtit: “askush të mos dëshpërohet për rëniet, sepse falja na buroi prej varrit. Mos kini frikë vdekjen, se na çliroi prej saj vdekja e Shpëtimtarit” (Shën Joan Gojarti). 

3. “Ejani” pra, “le të ngazëllohemi më Zotin… që ndriçoi gjininë njerëzore”. Ky ngazëllim nuk është individual. Është gjithëpërfshirës për nga natyra. Shumëfishohet nga prania e mijëra e mijëra besimtarëve. Drita e tij shpërndahet në të gjitha drejtimet, ka një shtrirje mbarënjerëzore. Dhe të gjithë sa e ndiejmë, ftohemi të transmetojmë sigurinë dhe optimizmin për fitoren finale të drejtësisë, të së vërtetës dhe të dashurisë– të vetë jetës. Drita që nuk perëndon e Ngjalljes së Krishtit shkëlqen brenda krijimit të dukshëm, në mbarë botën. Pra, çdo besimtar, ftohet ta marrë dhe ta transmetojë dritën paskale në mjedisin e tij dhe të ndihmojë të afërmin ta ndezë edhe ai llambadhen e tij. Sigurisht, shumë vetë nuk e njohin ekzistencën e kësaj drite në jetën e botës, por kjo nuk do të thotë se ajo resht së vepruari, së ndriçuari dhe së udhëhequri “gjininë njerëzore”. 
* * 

Vëllezërit e mi, sado që epoka jonë është shpesh e errët, e mbushur me pasiguri, hidhërim dhe shqetësim, të mos e lejojmë trishtimin dhe dëshpërimin të sundojnë në shpirtin tonë. Përkundrazi, le t’i përgjigjemi me besim ftesës paskale: «Ejani të ngazëllohemi më 
Zotin, i cili shtypi pushtetin e vdekjes dhe ndri
çoi gjininë njerëzore». Krishti i Ngjallur, dërrmoi pushtetin e vdekjes, -na siguron e kremtja e sotme, – dhe vazhdon të shpërbëjë çdo frymë vdekjeprurëse frike, mëkati, sëmundjeje, padrejtësie. Le ta fuqizojmë njëri-tjetrin me dashurinë, besimin, optimizmin dhe solidaritetin. 
Krishti u ngjall! – vëllezërit e mi. Mbi çdo realitet të dhimbshëm, mbizotëron fakti që Krishtit të ngjallur iu dha «çdo pushtet në qiell dhe mbi dhé». Ngjallja e Krishtit u ofron besimtarëve në mënyrë diakronike fuqinë e pashtershme kundër dëshpërimit. «Ejani, le të ngazëllohemi më Zotin». 
Me t
ë gjithë dashurinë time më Krishtin, 
†Anastasi 

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë 

Author: admin