Liturgji Arhieratike me rastin e festimit të emrit të Mitropolitit të Korçës, Hirësisë së Tij +Joanit!

Kisha Orthodhokse sot kremton ditën  kur Ndërroi Jetë  Apostull e Ungjillor Joan Theologut. Po sot, Hirësia e Tij Joani, Mitropoliti i Korçës kremton emrin e tij. Me këtë rast  në Katedralen e Korçës, Ngjallja e Krishtit, u mbajt një Liturgji Hyjnore (Bashkëmeshim) Arhieratike. Këtë Liturgji e udhëhoqi Hirësia e Tij Joani së bashku me Mitropolitin e Kosturit Hirësinë e Tij Serafim i cili së bashku me një grup të madh klerikësh dhe besimtarësh nga Kosturi erdhi në qytetin tonë me qëllim të merrte pjesë në këtë Liturgji festive, si dhe të uronte nga afër Mitropolitin e Korçës Joan, duke treguar kështu me vepra, respektin dhe dashurinë vëllazërore më Krishtin që ushqen për të.

Gjatë gjithë Liturgjisë të gjithë besimtarët ndjenë drejtpërdrejt frymën shpirtërore dhe vëllazërore që transmetohej nga të dy Kryehierarkët.

Në fund Mitropoliti i Kosturit Serafim, shprehu kënaqësinë dhe gëzimin e tij të madh  që ishte  prezent në një ditë kaq të veçantë për Mitropolitin e Korçës Joan dhe për të gjithë besimtarët e Mitropolisë së Korçës. Fjalët e tij u përqëndruan në marrdhëniet historike të dy Mitropolive por dhe gjithashtu dhe në faktin që sot, në kohët që jetojmë, më shumë se kurrë kemi nevojë të jemi pranë njëri tjetrit dhe të shprehim dashurinë tonë me vepra. Sepse nëse dikush thotë që e do Zotin por nuk do vëllanë e tij ai është gënjeshtar.

Me rastin e kremtimit të emrit, Mitropoliti i Kosturit Serafim dhuroi tek Mitropoliti i Korçës Joan një engolp me ikonën e së Tërëshenjtës për të Cilën  Shën Joan Theologu u, që përkujtohej sot, kishte në kujdestari, sipas porosisë që i la Krishti në Kryq.

Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, falenderoi nga zemra Mitropolitin Serafim por dhe të gjithë klerikët dhe besimtarët që e shoqëronin. Në fjalën e tij falenderuese dhe Mitropoliti Joan, përmendi domosdoshmërinë e mbizotërimit të dashurisë në të gjitha marrdhëniet tona me njerëzit e tjerë. Ajo duhet të mbushë çdo çast, çdo moment dhe veprim të jetës sonë.

Në fund të Liturgjisë Mitropoliti Joan mori si dhuratë  disa buqeta me lule, nga Rinia Orthodhokse e Korçës, nga Gjimnazi Jo-Publik Platon si dhe nga Shkolla Greko-Shqiptare Omiros nxënësit e së cilës i kënduan disa vargje me këtë rast të veçantë.

Në një prej dhomave pritëse,  të Katedrales Ngjallja e Krishtit Mitropoliti Joan mori nga afër dhe njëherë urimet e Mitropolitit të Kosturit Serafim, të Konsullit të Përgjithshëm Grek  në Korçë z Gjeorgjio Alamano, të  shumë  klerikëve dhe besimtarëve dhe personaliteteve të qytetit tonë.

Të gjithë nga zemra i urojmë Për Shumë Vjet o Kryezot! Zoti të të falë shëndet dhe ndriçim që të udhëzosh grigjën tënde drejt shpëtimit.

Më poshtë do të shikoni fotografi dhe video, nga Liturgjia Hyjnore e jo vetëm,  për të pasur një informacion sa më të plotë. 

Mitropoliti i Korçës Joan me mësuesit, nxënësit e Shkollës Jo- Publike Platon!

Author: admin